Idrizi thirrje Ramës: Larg duart nga PDIU, boll të duruam

Saturday, 09 February 2019 13:52

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se trojet shqiptarë fillojnë në Konispol dhe përfundojnë në Artë, ndërsa PDIU nuk kërkon pronat, por atdheun. Idrizi tha se PDIU u rrit me  35% në zgjedhjet parlamentare të kaluara, por votat u vodhën nga kjo mazhorancë. Ai bëri thirrje Ramës të qëndrojë larg nga PDIU dhe Çameria.

PDIU është nga partitë e vetme në Shqipëri që di pse ekziston. Ne sot kemi një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë. Do luftojmë çdo ditë për dinjitetin njerëzor. Fqinji jonë vlon sot nga racizmi dhe nacionalizmi për shqiptarët. Shteti shqiptar ka detyrim t’i adresohet NATO dhe të hapë atje çështjen çame, por nuk ka këllqe e dinjitet përballë Greqisë. Ne sot kemi një varrezë për shqiptarët e Çamërisë. Ligji për minoritetet është poshtërues për shqiptarët. Kemi qenë dhe jemi për bashkim kombëtar për të afruar shqiptarët e Shqipërisë me Kosovën.

Trojet shqiptare fillojnë në Konispol dhe përfundojnë në Artë. Ne kërkojmë atdheun tonë dhe nuk kërkojmë pronat. Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat  u vodhën nga kjo mazhorancë. Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve. I bëj thirrje Edi Ramës, larg duart nga PDIU dhe nga Camëria se boll të kemi duruar deri më sot”- tha Idrizi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...