Basha: Rama erdhi në pushtet me banditët, grushtit të shtetit t’i japim fund më 16 Shkurt!

Diel, 10 February 2019 12:55

Një perle e mesdhesut, si Vlora, ka mundësi për t’u kthyer në një qëndë rtë fuqishme zhvillimi ekonomik. Një pyetje që shtrojmë sot është: Ku është shteti? Çfarë roli ka shteti përveçse të kujdeset për ju?

LEXO EDHE:
FOTO/ Protesta në Tiranë, Pankartat: Spiropali a do bëjmë film bashkë
Unë besoj se arsyeja e ekzistencës së shtetit dhe qeverisë është t’ju shtrijë dorën, të mbështetë ata që kërkojnë punë. Duke vazhduar me ata që kërkojnë vende pune, biznesin, për t’i ardhur në ndihmë me taksa të ulëta, ulje çmimi nafte dhe energjie, që shkollat e fëmijëve dhe universitetet të kthehen në institucione që përgatisin nëj brez të ri me aftësi europiane.

 

Unë e di që ky shtet sot jua bën më të vështirë jetën. Vetëm në Vlorë janë hequr 300 familje nga ndihma ekonomike pa asnjë shpjegim. Jua bën më të vështirë punëdhënësve, që i mbyt me gjoba, me inspektoriate, me terror. Jua bën më të vështirë se është sistem i ngritur vetëm për të vjedhur qytetarët. Askush nuk përfiton nga ky sistem që përfaqëson vetëm interesat e Edi Ramë dhe një grushti oligarkësh.

Të gjithë e ndieni peshën e një shteti të kapur në funksion të bandave, të të korruptuarve.

Të shurdhër e gjejnë qytetarët administratën lokale, të korruptuar e gjejnë administratën qëndrore, të korruptuar sistemin e drejtësisë, që i dha 25 vjet burg Dritan Dajtit që vrau katër policë.

Ekonomia është në kolaps, se ka 6 vite që nuk ka një investitor. Sepse shqiptarët kanë paguar 2 miliard euro më shumë me Edi Ramën po nuk i kanë parë hairin.

Edhe në këtë lagje kane hedhur gjoja 13 milionë euro, për të lyer disa fasada dhe bërë punë shkel e shko. Këto janë para tuaja që duhet t’ua bënin jetën më të lehtë.

Unë besoj se një shtet normal është plotësisht i mundshëm që t’i bëjë këto.

Unë kam jetuar për një kohë, që 18 vjeç në Europë dhe kam përfituar nga kjo. Por e di që asnjë vend i huaj nuk të bëhet si vendi yt. E di se mijëra të rinj ikin nga Vlora, prej dëshpërimit, kur ata do të donin t’i gjenin të gjitha këto. Unë besoj se këto ne mund t’i arrijmë këtu me një qeveri normale që t’u zgjatë dorën qytetarëve, jo t’u vërë këmbën, që motori i ekonomisë të gjenerojë vende pune.

Unë besoj se Zoti na ka besuar me natyrën më të bukur, por edhe me racën më të bukur e më të zgjuar!

Unë besoj se ky brez ka mundësitë që të rinjtë të shkollohet. Unë besoj se mund të krijojmë paga dhe vende pune me kushte dinjitoze. Por na duhet një qeveri që mendon për ju. A mund të mendojë për ju një qeveri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit? Me Gjushët, me Shullazët, me Bajrat, me Agron Xhafajt?!

Ardhja në pushtet e Edi Ramës është komentuar nga Zëri i Amerikës si grusht shteti jo nga ushtarakët, por nga banditët.

Vetëm disa fletë nga dosja e hetimit zbulojnë se si janë vjedhur votat e shqiptarëve në 4 qarqe. Imagjinoni që ka me mijëra orë të tilla përgjimi që përfshijnë edhe kupolën e Rilindjes, Edi Ramën, në këtë shitblerje votash. Emri i tij është në ato dosje, se ai ka dhënë urdhrin.

Asgjë nuk do të ishte e mundur nëse në krye të kësja afere korruptive nuk do të ishte vetë kreu i qeverisë. Atë duhet ta zgjidhte Prokuroria, por edhe ajo është kapur.

Ne u përpoqëm ta pastrojmë këtë sistem nga brenda, me ligje, por ky nuk mund të pastrohet. Ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Ndryshe, rRruga jonë drejt Evropës do të mbetet e bllokuar.

Më 16 shkurt duhet t’i japim fund grushtit të shtetit! Ftoj edhe socialistët e tradhtuar. Mesazhi që ju jap sot nuk është vetëm i opozitës: pritshmëritë e Europës, të Perëndimit janë tek i vetmi faktor që mund të sjellë ndryshimin: Jeni ju!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...