Orjola Pampuri: Përdorimi i rastit të Kavajës, maskarallëk i kësaj qeverie

Diel, 10 February 2019 16:38

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka reaguar me një shënim në faqen e saj në facebook pas propagandës qeveritare me fatkeqësinë e vajzës nga Kavaja.

“Përdorimi i dhimbjes së prindërve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëku të kesaj mizerje qeverie”, shkruan deputetja e opozitës.

“Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima "subjekt" për filmat e propagandës së tyre”, shkruan Pampuri.Top of Form

a postimi i saj i plotë:

Maskarallëku i qeverisë spiropaliste me ngjarjen e rëndë të Kavajës nuk njeh kufi.

Një ditë e quan ngjarjen skenë filmi, një ditë bën shoë, më pas bën propagandë duke shkelur çdo kod etik, moral, por edhe ligjin duke nxjerrë me zë dhe figurë prindërit fatkeqë.

Jo për herë të parë dështimin e qeverisjes së tij Edi Rama mundohet ta fshehë pas propagandës.

Përdorimi i dhimbjes së prinderve të vajzës nga Kavaja është kulmi i këtij maskarallëkut të kesaj mizerje qeverie.

Të njëjtën gjë bënë me Xhisielen e Fushë-Krujës, të cilën në fund e detyruan të mohojë veten. Kjo është e vetmja qeveri që bën propagandën me viktima të pushtetit të saj të degraduar.

Elisa Spiropali duhet të largohet një orë e më parë pasi ka shkelur ligjin: "Për mbrojtjen e të drejtave përsonale" e me pas dhe Edi Rama.

Këta nuk njohin limite sepse kanë moralin e përdhunuesve që sollën në pushtet.

Me 16 Shkurt të gjithë bashkë të largojmë Edi Ramen që nesër të mos ketë viktima "subjekt" për filmat e propagandës së tyre.Top of Form

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 16:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...