Opozita në Komisionin e Ligjeve: Po rrezikoni të na nxirrni nga NATO

Hënë, 11 February 2019 12:17

Komisioni-ligjeve-xhafaj-rregullorja-kunderKomisioni i Ligjeve ka miratuar sot me konsensus projektligjin që do i japë dritë jeshile nga pala shqiptare, Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në mbledhjen e Komisionit të gjithëve deputetet, si të maxhorancës dhe të opozitës dhanë konsensusin e tyre për këtë ligj.

Por deputetja e LSI-së, Silva Caka i kërkoi zëvendësministres së Jashtme, Artemisa Dralo që kur të rikthehet në zyre të rishikoje simbolet kombëtare.

Edhe deputeti I PD-së, Gent Strazimiri shprehu dakordësinë duke akuzuar edhe qeverinë se po rrezikon qëndrimin e Shqipërisë në NATO.  Sipas tij, “rrezikojmë të na nxjerrin nga dritarja e NATO-s”.

Ndërsa PD u largua, i vetmi përfaqësues ishte Strazimiri i cili, pas fjalës së tij tha se do shkonte të takohej me qytetaret, duke bërë ftesë për pjesëmarrje më 16 shkurt./

Login to post comments