Shkëlzen Berisha, Ballës: A t'i paguajnë udhëtimet trafikantët e drogës?

Hënë, 11 February 2019 15:00

Taulant Balla në detyrën që i ka ngarkuar Edi Rama si kryegoja e ligë e Rilindjes, në një status në Facebook, citon ‘gojët e liga’ dhe thotë se Shkëlzen Berisha nuk ikën dot në SHBA.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, i cili pasi konfirmon se udhëton si njeri i lirë në gjithë botën, paralajmëron Taulant Ballën, se bën mirë që të shpjegojë shpejt dhe vetë, se si i paguajnë trafikantët udhëtimet dhe hotelet në shkëmbim të miliona euro përfitime, nga taksat e shqiptarëve.

Gjithashtu Shkëlzen Berisha në reagimin e tij paralajmëron, edhe plasjen e një skandali të madh korruptiv në OSH, ku protagonist është Taulant Balla.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës

Tualet! Unë në SHBA dhe BE pavarësisht gojëve të liga që ulen mbi ty, udhëtoj si njeri i lirë, i pa shoqëruar nga trafikantë droge, të cilët me pas shpërblehen me miliona euro nga taksat e shqiptarëve.

Por meqë vendose të hapesh kapakun, bën mirë të na shpjegosh nëse trafikantët e drogës, të kanë dhënë thjesht shoqërinë e mirë, apo të kanë paguar biletat, hotelet, udhëtimet, veshjet, e shumë shije të tjera që ndani bashkë.

Bën mirë të na shpjegosh nëse të kanë sponsorizuar me paratë e drogës, apo me paratë e tenderave që kanë fituar pas kthimit nga udhëtimet me ty.

Bëje më mirë ti, para se ta bëjnë specialistët e OSHE, kur t'u duhet të shpjegojnë kush i ka urdhëruar për të shpallur fitues të miliona eurove, në kundërshtim me ligjin, miqtë e shtëpisë tënde. Bëje më mirë vetë. Bëje, se të ndihmon të shpëlahesh!

Reagimi i Shkëlzen Berishës erdhi pas statusit të Taulant Ballës në Facebook:

Shkelzen!

Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?!

Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!

Login to post comments