Ironi e Manjanit me policin e Lleshajt: 'Ne na beson populli pas përdhunimit'

Hënë, 11 February 2019 19:38

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për skandalin të shefit të policisë në Malsinë e Madhe i cili kishte ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.

Manjani ka sulmuar qeverinë duke ironizuar ministren Elisa Spiropali e cila për ngjarjen e Kavajës tha që raste të tilla bëhen edhe filma.

Sipas Manjanit tashmë qeveria do të prodhojë filmin 'Ne na beson populli pas përdhunimit'.

'Besoj edhe për kët ngjarjen e minorenes nga Malësia e Madhe do prodhohet filmi: “ne na beson populli pas përdhunimit”...Të shohim kush do jenë aktorët e qeverisë që do ta interpretojnë! Ndërkohë, mjer viktima e radhës!', shkruan Manjani.

Login to post comments