Socialistë, bashkohuni me ne më 16 shkurt, për shpëtuar vendin

Hënë, 11 February 2019 21:37

Nga Hari Imeri

Te dashur miq qe i perkisni spektrit te majte.
Pertej bindjeve apo retorikave te egera politike sot ne pamundesi te nje forme tjeter por nepermjet ketij shkrimi po ju bej apel te ngrihemi ne lartesine e vlerave,drejtesise dhe kurajos qe kerkon koha dhe se bashku ti japim nje dore ndihme Kombit tone qe po zhytet ne honet e mjerimit.

Une jam i bindur se ne thellesine e shpirtin tuaj e ndieni se ne krye te vendit nuk perfaqesoheni nga nje qeverisje qe ju ben te ndiheni krenar per votebesimin qe ju i keni dhene.
Kurresesi nuk ndiheni krenar me nje qeveisje qe Parlamentin e krijuar per te mbrojtur interesin e vendit dhe qytetareve tashme eshte transformuar ne nje strofull te krimineleve.
Kombet permbi dh’e shuhen atehere kur ARSIMI degradon sikurse po ndodh sot me arsimin tone.
Ju nuk ndiheni krenar qe perfaqesoheni nga nje qeverisje qe krimin e avokaton dhe lulezon mbi kufomat e policeve te rene ne krye te detyres po nga krimi.
Sigurisht qe nuk ndiheni krenar dhe te pranoni qe vajza te mitura te abuzohen seksualisht nga perfaqesuses te Shtetit te ngritur mbi antivleren.
Ju nuk mund ta pranoni me perjetimin e dhimbjes se perditshme te prinderve te “ndarjes” per se gjalli me bijte e tyre qe enden rrugeve te botes per te siguruar nje melle buke per te mbajtur frymen e tyre gjalle.
Ju nuk mund te pranoni qe shendetesia po kthehet ne fabrike te prodhimit te parave nga tenderat dhe koncesionet milona euroshe per nje grup oligarkesh.
Ju nuk mund ta pranoni taksen qe po falimenton biznesin.
Ju nuk mund ta pranoni qe pensioni i prinderve te mos mjaftonte as per ilace,uje dhe drita.
Ju nuk mund ta pranoni qe ne syte e botes te krahasohemi me Uganden per ekonomi dhe Kolumbine per prodhimin e droges.
Ju nuk mund te pranoni qe prodhimet tona te mbushin kanalet dhe perrenjte nga pamundesia per te siguruar tregje shitje.
Nuk mund te pranohet me aroganca e qeverisjes deri ne piken ku studentet dhe petagoget quhen sharlatane pse kerkojne tju plotesohen disa te drejta bazike.

Pertej interesave te vogla personale te cilat nuk kane miresi nese ndertohen mbi mjerimin e shumices, le te behemi te gjithe bashke per te ndeshkuar nje qeverisje qe shemb pashpirterisht shtyllat me cilat ngrihet nje shtet.
——————————————————
(Ndoshta ky status do te prodhoj impusle paragjykimi,por ju siguroj qe nuk eshte diversion eshte kaq i sinqerte sa nese une ju froj sot ti bashkoheni protestes se dates 16 shkurt,une do tju bashkohem protestes tuaj nese qeverisja e bindjes time politike neser degradon ne kete pike)
——————————————————

LE TE BEHEMI TE GJITHE BASHKE KUNDER CDO KEQEQEVERISJEJE PER TE MIREN TONE PER TE MIREN E KOMBIT TONE TE DASHUR.....

Login to post comments