Basha në Pogradec: T'i zëmë si minjtë në çark më 16 shkurt! Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar

Tuesday, 12 February 2019 13:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin  me qytetarët e Pogradecit është shprehur se kupa është mbushur dhe më 16 shkurt do të jepet verdikti për Ramën.

“Kupa është mbushur apo jo?! Kupa është mbushur dhe po derdhet!

Ndaj t’i hapim rrugë një plani ekonomik, që këta të kthejnë miliardat që kanë vjedhur dhe në burg do të shkojnë.

Të gjithë qeveritarët e korruptuar si minjtë në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt dhe do t’i çojmë para drejtësisë.

16 Shkurti do të jetë ditë mësimi historik. Mësimi do të jetë ky: ky vend është i popullit, këto taksa janë të njërëzve, nuk do të tolerohen më 5 njerëz që të zhvasin pasuritë e shqiptarëve.

Më 16 shkurt jepini një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund dhe koha e fjalëve ka marrë fund!

Evropa po na vëzhgon! Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën në Tiranë”, tha Basha.

Login to post comments