Bashkimi i opozitës, hap i rëndësishëm drejt garantimit të rotacionit

Tuesday, 12 February 2019 13:40

Nga Ylli Manjani

Pakti i duhur.

————

Vlerësoj se ngjarja më e rëndësishme e politikës sot është pakti i bashkimit të partive të opozitës.

Bashkimi i opozitës është hapi i parë i rëndësishëm drejt garantimit të rotacionit. Kot nuk thonë:

“Bashkimi bën fuqinë”.

Nga ana tjetër ky proçes duhet shoqëruar me një program të përbashkët politik e qeverisës, pa dyshim duke ruajtur identitetin politik.

Shqiptarët duan një alternativë të re, të thjeshtë, të realizueshme dhe të kontrollueshme.

Me pak fjalë duhet një shtet jo politik me ekonomi të mundshme për të gjithë dhe, demokraci përfaqësuese funksionale.

Jam i bindur se vetëm kështu do rikthehet shpresa se ky vend bëhet.

Dhe vetëm kështu do jemi gati të trokasim në Europë për anëtarësim. 

Login to post comments