Blerina Gjylameti "kampione" e plagjiaturave, përveç artikujve edhe doktoratura rezulton e kopjuar

Tuesday, 12 February 2019 14:35

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëkohësisht kryetare e degës së Tiranës, rezulton se është ‘kampione’ sa i përket vjedhjes së artikujve. Është studiuesi Vladimir Kola që denoncon se në doktoraturën e Gjylametit me titull “Ndikimi i manaxhimit strategjik të burimeve njerëzore në performancën organizative – Rasti i organizatave të sektorit publik lokal”, janë kopjuar të paktën 22 faqe.

Udhëheqës i kësaj doktorature të vjedhur është Prof. Dr. Perlat Lame.

Nuk është hera e parë që deputetja e PS akuzohet për plagjiaturë, pasi disa muaj më parë ishte studiuesi Taulant Muka që denoncoi artikujt e vjedhur që ajo publikonte në revistat e huaja në bashkëpunim me Ervin Demon, ish-zv/ministër i Arsimit. Denoncimi në atë kohë solli dorëheqjen e Demos nga posti, ndërkohë që Gjylameti nuk ka mbajtur asnjë qëndrim.

Reagimi i plotë i Vladimir Kolës:

gjyla.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 12 February 2019 14:37
Login to post comments