Policia kërcënoi protestuesit e 16 shkurtit, deputeti demokrat: Ramën dhe Lleshajn do e pijë e zeza nëse prek shqiptarët

Tuesday, 12 February 2019 17:52

Banorët e Astirit kanë dalë sërish sot në protestë e cila ka hyrë në ditën e saj të 101 nga ku kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Re, pasi sipas tyre është korruptiv dhe dëmton pronat dhe bizneset e tyre.

Ata u shprehen se tashmë janë bërë një familje e vërtetë me njëri-tjetrin dhe nuk do të ndalen deri në anollimin e plotë të prtojekti.

Ata se do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita me dartë 16 shkurt kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij përpara banorëve, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha se opozita i ka përfunduar të gjitha hapësirrat politike me mazhorancën dhe tani mbetet në doreë të qytetarëve vijimi apo jo i tij në krye të qeverisë.

Balliu paralajmëroi se me 16 shkurt Edi Ramën do ta pijë e zeza sepse ajo protestë do të vendosë për rrëzimin e tij nga pushteti që të sigurohëen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Do të të pijë e zeza nëse tenton të ndalosh protestat e qytetarëve të cilët me datë 16 shkurt do të bëjnë të mundur rrëzimin tënd nga qeveria që të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershmë. Kur ky zotëria transportonte drogë më avionë ne e denoncuam, dhe ky njeri nuk pyeti. Kur ne denoncuam futjen e kriminelëve në parlament dhe në drejtimin e bashkive por ky nuk pyeti, bëri sikur nuk dëgjonte.

Ne i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë politike dhe do të vijojmë ti ofrojmë deri me datë 16 por me 16 është një luftë që do të bëhet për intertesat e Shqipërisë dhe jo të politikës. Me datë 16 nuk do të ketë më zgjidhje politike dhe ligjore sepse nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju bëjmë thirrje qytetarëve se në qoftë se ky njeri nuk kupton dhe nuk do zgjidhje politike por vazhdon të jetë njeri i kapur nga krimi i organizuar ftojmë qytetarët që me datë 16 ti japin këtij njeriu atë që meriton.

Me datë 16 nuk flet opozita, nuk flet mazhoranca por do të flasin shqiptarët dhe do të vendosin shqiptarët. Ti bashkë me Lleshin tënd mos goxoni të provokoni por tërhiquni dhe hapini rrugë drejtësisë dhe zgjedhjeve të ndershme”, – u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

Balliu vlerësoi banorët e Unëazës së Re duke thënë se ata ndezën shpresën dhe nëse nuk do të ishin ata sot në xhepinn e Edi Ramës do të kishte 20 milion euro më shumë dhe 20 milion euro më pak në xhepat e qytetarëve.

“Sot po të mos ishit ju do të kishin nisur të ngriheshin pallatet në Unazën e Re”, – tha deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...