Vendosmëria e FRD dhe LRI, do rrethojnë kryeministrinë!

Tuesday, 12 February 2019 22:03

Nesër ndër të tjera do të lexoni në gazetën “Koha Jone” shkrimin me titull: Vendosmëria e FRD dhe LRI, do rrethojnë kryeministrinë!

Ja disa fragmente nga shkrimi:

-Floida Kërpaçi, kryetare e LRI: Kryeministri Rama mos të guxoj të përdorë ditën e shtunë segmente kriminale të forcave policisë kundër të rinjve dhe të rejave, se do përfundojë shumë keq.

-Belind Këlliçi, kryetar i FRD: Ne nuk do ikim nga rrethimi i kryeministrisë derisa të largohet Edi Rama, jemi shumë të vendosur të qëndrojmë aty, ditë-natë. Do ta largojmë me hir apo pahir atë ditën e shtunë.

…FRD dhe LRI do përballen me policinë në anën mes kryeministrisë dhe hotel Rognerit, mes kryeministrisë dhe QNK si dhe pas kryeministrisë për të mbyllur rrethimin e krejt godinës së kryeministrisë dhe për ta detyruar Edi Ramën të mos futet në zyrën e tij deri në dhënien e dorëheqjes. Ndërkohë dje policia e shtetit me urdhër të kryeministrit paralajmëroi trazira ditën e shtunë, duke aluduar se do të ketë përplasje civile dhe të dhunshme. Opozita reagoi fort dje duke akuzuar Edi Ramën se po përgatit elementë të dhunshëm për llogari të tij që të djegin godinën e kryeministrisë. Mësohet se FRD dhe LRI do jenë të organizuar më së miri për të mos lejuar elementët e grupëve kriminale, të futur nga qeveria, që të njollosin opozitën dhe popullin e revoltuar, të cilët duan dorëheqjen e kryeministrit e jo trazira të dhunshme.

Drejtuesit e opozitës kanë vendosur se dita e shtunë do jetë përballje finale me Edi Ramën dhe se asnjë tratativë më të nuk do të pranojnë, por veçse dorëheqje të tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Nga ana e saj qeveria do të angazhojë mbi 7 mijë trupa policore, bile flitet se do përdorë edhe forcat e ushtrisë të veshura si policë….

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...