16 Shkurti/ PD: Rama frikacak, po bllokon rrugët prej protestës

E mërkurë, 13 February 2019 15:31

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas vendimit të qeverisë për të bllokuar rrugët për protesten 16 Shkurtit. Rama ka frikë nga protestat, të mos pengohen qytetarët të vijnë në Tiranë, deklaroi Bardhi.

‘Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim për të penguar protestën me makinacionet qesharake për bllokimin e rrugëve kombëtare.

Paralajmërojmë çdo kompani ndërtimi të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës’, tha Bardhi gjatë konferencës për mediat.

Deklarata Gazment Bardhit

Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë, po bën çdo përpjekje për të ngadalësuar fundin e tij me protestën e 16 Shkurtit.

Pasi dështoi me përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak - ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë.

I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

  • • Teknikisht, nuk ka asnjë motiv për bllokimin e autostradës dhe rrugëve të tjera kombëtare.
  • • Teknikisht, nëse do të ishte vërtet e nevojshme dhe jo një vendim në kushtet e panikut, qytetarët duhet të ishin lajmëruar disa ditë më parë, siç është vepruar në raste të tjera.
  • • Politikisht, Edi Rama ka frikë.

I ka bërë prapë llogaritë gabim! Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë!

Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!

Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.

Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën! 16 shkurti është protesta që do t’I japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

Makinacionet qesharake dhe mjerane të Edi Ramës nuk do ta ndalin dot vullnetin e shqiptarëve të bashkuar për të shembur këtë sistem të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!

Më 16 shkurt qytetarët do t’i japin vendit shancin historik që të drejtohet nga një qeveri që lufton krimin, lufton korrupsionin dhe krijon mundësi e mirëqenie për të gjithë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...