Berisha takon kreun e Republikanëve të Kosovës: Argatët e Beogradit në Prishtinë e Tiranë po shesin Kosovën

E mërkurë, 13 February 2019 16:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takimin kryetarin e Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti.
Sipas asaj që shkruan vetë Berisha, në takim është folur për situatën aktuale në Kosovë, bisedimet me Serbinë dhe për atë që ish-kryeministri e quan "veprimet e rrezikshme antikombëtare të argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë.
"Diskutuam gjerësisht mbi veprimet e rrezikshme antikombëtare të argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë, të cilët me veprimtarinë e tyre jane shndërruar haptas në flamurmbajtes të ndarjes, coptimit të territorit të Kosovës. Argatët e Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë kanë punuar kundër interesave të vendit dhe kombit te tyre, në shkelje flagrante te Kushtetutës se Kosovës për të nxjerrë në treg çdo gjë të Kosovës, dhe këtë e kanë bërë vetëm për interesa personale të tyre dhe padronëve të tyre", shprehet Berisha.
Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryetarin e Partise Republikane ne Kosove, zotin Faton Kurti.
Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves. Argatet e Beogradit ne Prishtine dhe Tirane kane punuar kunder interesave te vendit dhe kombit te tyre, ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves per te nxjerre ne treg cdo gje te Kosoves, dhe kete e kane bere vetem per interesa personale te tyre dhe padroneve te tyre. Miladinet shqipfoles, per llogari te padroneve te tyre dhe per interesa personale kane bere pazaret me te felliqura ne dem te Kosoves. Ata po lobojne me te gjitha mjetet e tyre per kete projekt ogurzi, i cili mund te ngjalle nje konflikt te pandalshem ne Ballkan.
Ishim ne nje mendim se marreveshja Kosove - Serbi eshte e nje rendesie jetike per marredheniet midis ketyre vendeve dhe paqen e rajonit. Po ajo mund te jete e tille vetem si marreveshje midis dy vendeve sovrane. Kur argate dhe aventuriere te zhveshur nga cdo gje bien ne kete shkalle, i takon popullit te thote fjalen e tij. Nje kauze e drejte mbrohet me cdo cmim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...