Nënkryetari i PD kryqëzon Ramën: I tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin

E mërkurë, 13 February 2019 18:22

Nënkryetari i Partisë Demokrtike, Edi Paloka, ka komentuar përmes një postimi në Facebook, takimin e kryeministrit Edi Rama në Mirditë.

Sipas numrit dy të selisë blu, kreu i qeverisë i tall, i fyen dhe më pas i urdhëron ta duartrokasin.

"I tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin... Më e keqja është se një pjesë e pjesëmarrësve e duartrokitën pas kësaj. Kjo sapo ndodhi në takimin e Ramës me administratën dhe militantë të “Rilindjes” në Mirditë", shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

I tall, i fyen dhe i urdheron ta duartrokasin... Me e keqja eshte se nje pjese pjesmarresve e duartrokiten pas kesaj.

Kjo sapo ndodhi ne takimin e Rames me administraten dhe militante te “rilindjes” ne Mirdite .

Pasi ju tregoi perralla per arritjet imagjinare te “rilindjes”, duke folur per turistet qe do te vershojne ne Mirdite pas ketyre “arritjeve” , Rama leshoi nje nga ato qe ka zakon : “Ata (turistet) do vijne pastaj ketu te degjojne perrallat e mirditoreve...”-ju tha mirditoreve.

Kjo deklarate e Rames u prit me murmurima pakenaqesie ne salle, por Rama , qe e kuptoi cfare reagimi ngjalli, jo vetem nuk u terhoq por me arrogance ju tha: “Duartrokisni ne vend qe te murmurrisni...”

E cfare ishte me e keqja disa prej atyre ne salle e duartrokiten. Jo te gjithe per hir te se vertetes, po do kete qene ajo pjesa qe partine e vene jo vetem mbi ardheun( sic eshte shprehur ideologu Tao Palla) por me sa duket dhe mbi nderin dhe dinjitetin e vetes.
Po ne do dalim me 16 edhe per ata...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...