Basha në Parlament tregon zgjidhen për ngërçin: Duhet qeveri tranzitore dhe…

E Enjte, 14 February 2019 10:58

Sot nga foltorja e Kuvendit kreu i opozitës Luzim Basha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit, duke thënë se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale të vendit është një qeveri tranzitore.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës sot në Kuvend:

 Këta që kemi prapa nesh janë kapur në vjedhje në flagrancë duke vjedhur qytetarët më të varfër të Evropës. Janë kapur duke vjedhur ekonominë taksat.

Kjo qeveri dhe ky kryehajdut janë sot lakuriq para syve tuaj dhe botës sepse janë kapur duke vjedhur… tek Unaza e Re, që 18 mln euro që do t’i merrte një komani që nuk ekziston.

Janë kapur duke vjedhur me OSHEE që do t’i jepte 12 mln euro kësaj kompanie. U kapën duke vjedhur për Teatrin Kombëtar, për të zhvendosur lumin more…

Pastaj e keni parë vetë tek përgjimet e VOA, sesi me Gjushin i vodhi votat.

Këta hajdutë kanë blerë edhe këto karrige. Një në tre mandate përfaqëson votën e trafikantëve dhe jo socialistëve.

Ju ftoj të na tregoni kush është Pablo Eskobari, shqiptarët e dinë…

Këto karrige nuk u përkasin këtyre por të dashur qytetarë. Por pushtetin e vërtetë e keni ju. Në Evropë, kur kapen duke vjedhur, ndëshkohet qeveria dhe nuk vuan populli. Gjysma e shqiptarëve nuk harxhojnë dot më shumë se 5 mijë lekë të vjetra në ditë, në nivel familjeje dhe për individ.

Zgjidha këtë është qeveri tranzitore. Ne iu kemi bërë përpjekjet për ta zgjidhur çështjen nga brenda, në mënyrë ligjore, sepse besojmë që ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Ndaj Europa ua ka mbyllur këtyre derën, por ajo derë është shpëtimi jonë. Udhëtimi jonë drejt Evropës është i dhimbshëm, duke të jetë i shpejtë dhe i sigurtë, por vetëm ky udhëtim mund të na shpëtojë. Ndaj, vëllezër dhe motra, siç jemi mbledhur duhet të mblidhemi sërish dhe t’i japim dorën njëri tjetrit.

Duhet të bëhemi gati që kjo ditë të mos vonohet më.

Ne i kemi të gjitha mundësitë…

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 11:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...