Sulmi ndaj Ramës me bojë, reagon Berisha: Nuk fyhet kryetari i opozitës!

E Enjte, 14 February 2019 11:41

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e fortë që ndodhi në Kuvend 30 minuta më parë, kur deputeti demokrat i hodhi bojë të zezë në fytyrë, kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh sa me indinjatë për sjelljen e Ramës, aq edhe me humor për sjelljen e Palokës.

Berisha tha:" Kryetari i opozitës nuk i bëri asnjë fyerje personale, përveçse i tha ato që ia thotë çdo shqiptar. Kurse ai iu lëshua me gojështhurjen e tij, me fjalë të cilat ishin ofenduese. Duhet të marër fund njëherë e mirë, ofendimi dhe sharjet . Se është sharës i lindur ai, nuk ka kusure opozita.

Pyetje: Zoti Berisha, e dinte Edi Paloka që do të shante Edi Rama, ndaj mori bojë me vete në seancë?

 
 

Berisha: Urdhëro?! Po ku e di ti në mori bojë apo ishte stilografi?! Më thuaj, se ju po bëni dhe dedektivin tani! Po ai mund të kishte një stilograf me vete.

Pyetje: Duket nga pamjet e shpërndara nga PD-ja se kishte një shiringë.

Berisha: Kush?

Pyetje: Zoti Paloka.

Berisha: Mos ngatërroni gjë stilografin me shiringën, apo jo?! Ngatërron stilografin me shiringën!

Pyetje: A nuk është shkelje etike të bëhen skena të tilla, kur kishit edhe një mysafir në Kuvend?

Berisha: A ka gjë më të rëndë sesa kryetari i qeverisë në çdo dalje, shan opozitën?! Nuk ka asgjë më të rëndë. Nuk ndodh kund në botë. Vetëm në Venezuelë, me Maduron ndodh kjo. Këta janë gangsterë!/ar.sh/SYRI.NET 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...