Shkeljet në Parlament/ Petrit Vasili ka diçka për t'i thënë Ruçit

E Enjte, 14 February 2019 17:58

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministres së financave Anila Denaj.

Ai akuzoi Ruçin si shkatërrues të parlamentarizmit ndërsa ministren Denaj si mashtruese.

Shkak është bërë kërkesa për interpelancë me ministren e financave e cila dështoi për të dytën seancë me rradhë.

Më herët Denaj kishte njoftuar se nuk e kishte të mundur të vinte në seancën e ditës së sotme, por “çuditërisht”, ministrja ishte e pranishme në seancë.

Vasili ka publikuar edhe dokumentat që vërtetojnë mashtrimin e ministres Denaj.

Në reagimin e tij Vasili nga ngritur një sërë pyetjesh për kryetarin Ruçi ndër të cilat edhe fakti që ai kurrë nuk paralajmëruar as dënuar sulmet e ulta dhe vulgare të Edi Ramës në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj.

Ja reagimi i plotë

Pse Gramoz Ruci shkaterroi parlamentin dhe pranoi mashtrimin e ministres se financave.

Ministrja e financave Anila Denaj eshte kerkuar te vinte ne seance plenare ne interpelance urgjente per bllokimin e financave per kopshtet dhe cerdhet ne Skrapar.

Ministrja Denaj ka informuar kuvendin se per here te dyte nuk mund te zhvillonte interpelancen as ne seancen e sotme te dates 14 shkurt sepse sipas shkreses "prezenca e ministres Anila Denaj ne seancen e dates 14.02.2019 nuk eshte e mundur"

Por ministrja Denaj ne menyre te turpshme ishte prezente ne seance.

Kryetari Gramoz Ruci i cili ka lejuar çthurjen totale te Kuvendit u pajtua me kete situate te turpshme dhe nuk e zhvilloi interpelancen.

Ka disa oyetje te medha te cilave kryetari Ruçi nuk mund t'u bishtnojë më as me arrogance as me brutalitet,as me vota.

1.Per cfare rregullore flet akoma Ruçi?
2.Perse Ruçi e ka shnderruar parlamentin ne nje zgjatim te shemtuar te qeverise?
3.Perse Ruçi harroi pretendimet, qe kishte ndaj qeverise kur ishte vete ne opozite?
4.Perse Ruci pajtohet me kete perçmim qe qeveria i ben parlamentit dhe parlamentarizmit?
5.Edhe sa kohe do te fshehe e mbylle Ruçi dhunimin e rregullores se kuvendit me forcen e votave?
6.Perse Ruçi edhe sot shkeli rregulloren me urdher te Rames duke futur ne kaos parlamentin ?
7 Perse Ruçi kurre nuk ka paralajmeruar e denuar kurre sjelljet e ulta dhe vulgare te Edi Rames ne sallen e kuvendit dhe te para boterisht nga te gjithe qytetaret permes medias?

Shkaterrimi i funksionimit te kuvendit eshte pergjegjesi direkte e Gramoz Ruçit, i cili nuk mund te perdore parlamentin per interesat e tij personale,qe i realizon duke i bere qejfin ne menyre servile Edi Rames armikut me te madh te parlamentarizmit.

Salla e parlamentit nuk eshte prone e maxhorancave cilado qofshin,as e kryetareve cilido qofshin,as e kryeministrave nga cilado parti qofshin.

Ky drejtim provincial,anakronik,klientelist dhe vulgar i parlamentit eshte nje turp, qe duhet te marre fund.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...