Besnik Mustafaj analizon deklaratën e Ambasadës Amerikane: Në favor të kauzës së opozitës

E Enjte, 14 February 2019 18:23

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj konstaton se deklarata e sotme e Ambasadës Amerikane është në favor të kauzës së opozitës. Duke folur në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj kërkon gjithashtu nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që të lexojë mirë frymën anti-qeveri dhe të hartojë një strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë nga poshtë.

“Tek deklarata e ambasadës ka një nuancë që ka munguar në reagimet e mëparshme. Në deklaratën e ambasadës nuk kemi thirrje për qytetarët amerikanë, që të shmangin rrugën. ShBA nuk ka informacione se do të këtë dhunë. Këshilla për të ruajtur stabilitetin është rutinore dhe e domosdoshme. Se ka një padurim të popullit opozitar shqiptar për të patur rezultat nga protesta, ka.

Unë shpresoj se Basha me ekipin e tij e lexojnë mirë këtë gjë dhe do të ndërtojnë strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë poshtë. Një lëvizje antisistem do të nxirrte jashtë lojë edhe opozitën edhe maxhorancën, siç ka ndodhur edhe në vendet evropiane. Jemi brenda mundësive të udhëhiqet politikisht pakënaqësia. Konkluzioni i Majkos është i vetmi realist që vjen nga mazhoranca.

Opozita shqiptare duhet të ketë një ndryshim programor për t’iu përgjigjur pakënaqësisë, sidomos të rinjve. Pjesëmarrje tregon përmasat e pakënaqësisë. Përmasat e opozitës kanë shumë rëndësi për të matur pakënaqura”, përundoi Mustafaj.

Duke u ndalur tek përplasjet e sotme në Kuvend dhe hedhjen e bojës nga Paloka në drejtim të Ramës, Mustafaj tha se metoda e zgjedhur nga deputeti i PD-së ishte simbolike dhe shumë argëtuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...