Arsyet pse bashkë me emigrantët nga Greqia do të jemi në protestë të shtunën

E Enjte, 14 February 2019 19:18

Nga Fatmir Gjoçi


Siç jeni ne dijeni, tashme gjendja aktuale ne Shqipëri është tejet e mjeruar, situata ne Shqipëri është kritike, duke e krahasuar atë me një krize te madhe ne fusha te gjithanshëm.
Protesta madhështore e 16 Shkurtit 2019, e thirrur nga Kryetari i opozitës z. Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar, kërkon mbështetjen e te gjithë shqiptareve, pasi është e vetmja rruge alternative qe populli Shqiptar mund te shpëtojë nga thellësia e se keqes dhe krizës se madhe qe ka mbërthyer vendin.
Gjeje rastin te bej thirrje te gjithë bashkatdhetarëve qe jetojnë ne Greqi, por jo vetëm, te gjithë shqiptarëve te ndershëm kudo qe jetojnë, te bëhen pjese e kësaj proteste vendimtare për vendin tone Shqipërinë.
Është nder për këdo qe kontribuon për vendin e tije, ndaj dhe kushdo qe e ndjen veten shqiptar, le te jap mesazhin e duhur, kësaj qeverie te tejkaluar ekstremiste...!
Emigrantet megjithëse jetojnë jashtë territorit shqiptar, mendjen, shpirtin dhe zemrën e tyre e kane tek vendi ynë Shqipëria, tek njerëzit e tyre, tek themelet dhe historia jone e trashëgimtareve tanë.
Arsyet janë te mëdha për te protestuar, sa qe është e turpshme kur mendon qe ne vitet 2020 Shqipëria radhitet duke u krahasuar me vendet me te varfera te planetit.
Me e rëndësishme është qe Shqipëria tashme është ne gjendje kritike, pasi aty nuk funksionojnë elementët me te thjeshta te demokracisë.
Mafia e komanduar nga Kryeministër i vendit Edi Rama, ka bere te mundur qe shqiptaret te gjenden ne një ankth te madh, duke e pare veten si te pashprese dhe te pazote për te reaguar, pasi sot çdo Shqiptar po trajtohet jashtëzakonisht keq, te kapur peng, nga hallkat e rrethit te ngushte te rrjetit mafioz qeverisës.
Është e patolerueshme një situate e tille, kur nje popull gjendet papritmas ne hendekun e shuarjes se vlerave dhe traditës se Shqiptarizmit..( para gremine dhe mbrapa furtune, ku i thonë një shprehje popullore), ku ngado qe te shkosh, e keqja sundon.
Shqiptarët sot pas 6 viteve qeverisje nga Rilindja, gjenden ne mes te rrugës, ku si pasoje e fenomenit kryesor te se keqes, ardhja ne pushtet nëpërmjet favoreve te shitblerjes se votës, beri te mundur qe shoqëria shqiptare te shkatërrohet totalisht, ne një vend qe u investua te shuheshin vlerat e demokracisë..., edhe ato çfarë u fituan me munde dhe djersës përgjatë gjithë këtyre viteve demokraci, pothuajse po c’montohet gjithçka.
Te këqijat janë plot, janë kaq te shumta saqe ka vdekur gjeja me e rëndësishme qe eshte “SHPRESA”, e ne momentin qe një popull gjendet përpara ketij fenomeni, aty kërkohet me deomos reagim mbare popullore! Ne Shqipëri sot çdo gjë nuk funksionon, çdo brez gjendet i ofenduar dhe i paperfaqesuar nga politikat qe qeveria e rilindjes po ndjek.
Kohen e fundit u keqtrajtua ajka me e rëndësishme dhe me me vlere qe ka një popull, ata ishin studentet, ku çdonjëri nga ne është ne dijeni se cfare ndodhi dhe si u trajtuan ata.
E çfarë te përmendësh me përpara, e çfarë te thuash, ku ne një vend (gjasme demokratik), uzurpojnë hajdutet, kriminelet, vrasësit, përdhunuesit, drogmenet etj etj.
Shqipëria nëpërmjet këtyre faktorëve është bere e pa banuar, c’rrenjesimi dhe degjenerimi tërësore kudo qe ta kapesh...!
Ne nje vend qe cdo shqiptar mendon te largohet jashtë, aty ku pothuajse 70% e te rinjeve jane larguar, aty ku presioni psikologjik i shtetit dhe pushtetit ka kaluar cdo kufi, aty ku varferia eshte e pakapercyer, ne nje vend qe nuk ekziston siguria, nuk ekziston asgje.
E duke pare te gjithe keto te keqija mbi kurriz te popullit, eshte me se e deomosdoshme qe Shqipetaret te frenojne kete njeri te frikshem, skizofren dhe inferior ndaj popullit te vet, inferior ndaj Shqiperise. Ndaj dhe Shqipetaret ne diaspore, po bejne gjithcka te mundur per te mare pjese ne kete proteste, njekohesisisht duke u bere pjese organizative per nje mireorganizim te fuqishem ne pjesemarje me njerëzit qe kane ne Shqiperi.
Kjo proteste madheshtore masive popullore, eshte vetem per te miren e vendit, asgje tjeter, ndaj dhe cdo Shqipetar duhet ta mbeshtes.
Rrugëzgjidhja e kesaj krize eshte, qe me dt 17 Shkurt te zgjidhet nje qeveri tranzicioni, per te siguruar dhe garantuar voten e lire, per zgjedhje demokratike dhe perendemore per vendin.
Besoni tek Lulzim Basha!
Kontriboni per te ardhmen tuaj!
Autori eshte kryetar i Partise Demokratike Dega Greqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...