Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” tregoi të gjitha prapaskenat e protestës që pritet të ndodhë më 16 shkurt.
Do të jenë qytetarët tha ai, që do t’i tregojnë rrugën opozitës.
“Nuk përsërisim më gabimet e dy viteve më parë. Kemi një atmosferë tjetër. A u bindën shqiptarët që ky s’po bën asgjë, që vjedhjet po shtohen. Ky njeri po e izolon vendin. Me gjykimin tim do ndodhë kjo: Ditën që atje në piacë ka 100 mijë vetë sigurisht që ai numër të jep zgjidhje, të jep mend, të mëson edhe për të dielën dhe të hënën. Nga ajo ditë mund t’i dalë frika edhe shqiptarëve. Demonstrata mund të ketë edhe në rrethe. Do t’ju dali gjumi edhe ndërkombëtarëve. Fundi i kësaj proteste nuk është i përcaktuar”,- tha Shehi.
Shehi nuk nguroi të flasë për një lloj “revolucioni të kadifenjtë”, paqësor siç thaqë të mos tremben njerëzit”.