Protesta/ PD: I vetmi njeri të cilit i intereson dhuna është Edi Rama

Premte, 15 February 2019 13:11

Partia Demokratike ka akuzuar sot Edi Ramën se është i vetmi njeri që interesohet që në protestën e 16 shkurtit të ketë dhunë. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se PD nuk ka nxitur kurrë dhunën.

 ‘Ka një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama.

Se ku do të protestojë populli, këtë e vendos populli dhe jo kryeministri i dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë’, theksoi gjatë deklaratës së tij, Gazmend Bardhi. 

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, Bardhi u shpreh se ‘në protestë nuk do të jenë Rama Dako, Tahiri, Ndoka, Prenga, Frroku, Bushi, Bardhi, as Roshi, Çyrbja, Xhafaj, Gjiknuri’.

Deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi:

Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distanohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale.

Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë.

Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë. Ndërsa shtetasit Edi Rama dhe Damian Gjiknuri do të jenë në Vlorë, në një antimiting, ku administrata është detyruar forcërisht të marrë pjesë.

Në shesh do të jetë Populli i vjedhur dhe i varfëruar nga kjo bandë kriminale, duke protestuar kundër kësaj bande kriminale!

Gjithashtu, njoftojmë Policinë Politike se asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen, të cilët shqiptarët do ta realizojnë nesër me bashkimin më të madh pas pluralizmit politik. Rrugën tonë nuk ka fuqi të na e bllokojë! Aq më pak një polici e keqpërdorur nga një kryeministër frikacak apo akoma më keq, një polici që u përdor nga trafikantët e drogës për ta bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës.

Se ku do të protestojë populli këtë e vendos populli dhe jo Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.

Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin! Të bashkuar ne do të jemi të gjithë në shesh për ta çliruar vendin nga e keqja!

Ndryshimi është në dorën e shqiptarëve të bashkuar dhe, që nga nesër, të gjithë bashkë, nuk do të lejojnë më një bandë të vendosë për ta, por do ta marrin fatin në duart e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...