Basha qytetarëve: Nesër është dita juaj, referendumi më i madh popullor

Premte, 15 February 2019 17:19

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka cilësuar banorët e Unazës së Re si heronj të qëndresës 105 ditore.

Basha ka përshendetur edhe bashkimin me banorët e kësaj zone të studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Basha kujtoi sesi pa asnjë letër dhe pa asnjë akt ligjor, u lajmërua 105 ditë më parë se shtëpitë e këtyre banorëve që do të prisheshin.

Ishin ditë të zeza tha Basha, i cili tha se me mijëra qytetarë kanë kaluar ditë të zeza në këto 6 vite të qeverisë Rama.

Basha kujtoi hallet dhe problemet e pronarëve, të përndjekurve, pensionistëve dhe shtresave të tjera të këtij populli që Rama e urren me shpirt.

Arroganca dhe paturpërsia që ai u vërsul mbi shtëpitë e këtyre banorëve, është treguesi se kush është Rama.

E bëri këtë për ti falur 18 milion euro një kompanie që nuk ekziston, deviujoi Lanën që një trafikant droge të ndërtonte me 60 milion euro.

Rama u ka hyrë në hak qindra e mijëra shqiptarëve.

Por atij i ngeli sharra në gozhë pikërisht këtu në Unazën e Re.

Para 105 ditëve njerëzit ishin të tmerruar, të frikësuar. Arrogant, fjalëpisët, i dhunshëm ishte Rama i cili i cilësonte kadrinj e shpellarë, banorët e Unazës.

Por falë bashkimit të gjithë banorëve të Unazës së Re dhe qytetarëve, 105 ditë më vonë shikoni ku jemi, shtëpitë e tyre nuk arriti ti prishë, tha ndër të tjera z. Basha.

Basha u bëri thirrje atyre që nesër ti bashkohen protestës së madhe përpara kryeministrisë.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 20:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...