Gjatë një interviste për gazetën “Koha Jonë”, kryetari I Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur rreth asaj që pritet të ndodhë nesër në protestën e opozitës.
Sipas numrit 1 të të rinjve demokratë, ka një padurim nga qytetarët për të larguar kryeministrin Edi Rama dhe modelit të tij politik.
“Siç e keni ndjekur gjatë këtyre ditëve, por dhe me herët ka një padurim të qytetareve për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë modelit të tij të të bërit politikë. Modeli Rama është modeli i një organizate të strukturuar kriminale. Mori kriminelët, i mblodhi kudo ku ishin, i përdori për të ardhur në pushtet dhe pastaj ua dorëzoi qeverisjen atyre. Trafiku i drogës, korrupsioni, shërbimi ndaj krimit, lirimi i kriminelëve nga burgu dhe burgosja e qytetareve për 3 mijë lekë drita është modeli i qeverisje së Edi Ramës. Ditë për ditë shihni në ekranet e televizioneve dhe raportimet në faqet e gazetave për dhjetëra biznese që mbyllen, qindra qytetarë që largohen, mijëra shqiptarë që nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve. Përgjimet zyrtare të prokurorisë tregojnë si u blenë votat me ndihmën e krimit. E shikoni ç’ndodh tek unaza e re?! Po nxjerrin mijëra qytetarë në rrugë për të vjedhur 20 milionë euro për një km rrugë. Makutëria ka arritur kulmin! Prandaj shqiptaret janë derdhur nëpër rrugë për të pritur Bashën si e vetmja zgjidhje. Një qeveri nuk rri dot në pushtet pse e mbështesin 20 grupe kriminale e ndërkohë ka 3 milionë shqiptarë kundër. Qytetarët e bashkuar do t’a largojnë Edi Ramën me hir apo me pahir. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të mbeten më peng i një individi që e trajton vendin si plaçkë për t’a vjedhur”, është shprehur Këlliçi.
Sipas tij, asnjë dictator nuk I ka rezistuar dot popullit dhe as Rama nuk do ti rezistojë dot nesër.
“Asnjë diktator nuk i ka rezistuar dot popullit dhe këtë s’do ta bëjë dot as Edi Rama. Nëse i ka mbetur sado pak logjikë, ai duhet te largohet sa më parë, sepse do të ketë dhe koston më të ulët personale. Qytetaret do qëndrojnë dhe nuk do të dorëzohen pa u larguar Edi Rama. Partia Demokratike, opozita do të jenë aty me ta për ta dhe për Shqipërinë e së nesërmes”, është shprehur kreu I FRPD-së, Belind Këlliçi.