Meta urim vëllazëror Thaçit për 11-vjetorin e Pavarësisë

Saturday, 16 February 2019 08:40

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar homologun e tij të Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit, kreu i shtetit shqiptar thotë se "bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon".

Mesazhi i urimit të Presidentit Meta

I nderuar Zoti President, Hashim Thaçi

Kremtimi i 11-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë shumë të veçantë që të shpreh, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, urimet më të përzemërta e vëllazërore.

Ju uroj Juve personalisht, autoriteteve shtetërore si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje të gjithë vizionarëve dhe heronjve që luftuan, sakrifikuan dhe punuan për Kosovën e pavarur!

Kam besim se kjo ditë e shënuar do të frymëzojë më shumë përpjekje, më shumë unitet dhe më shumë devotshmëri për të konsoliduar institucionet shtetërore, për një Kosovë më të begatë dhe europiane që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Përvoja shumë e mirë që kemi dhe vullneti i përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në përçim të vlerave më të mira kombëtare dhe europiane, na angazhojnë të punojmë më shumë në të gjitha rrafshet. Bashkëpunimi ynë vëllazëror të bëhet shembull që udhëheq modelin e marrëdhënieve në rajon.

Si President i Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj të jem përkrahës i vendosur në këto ndërmarrje që i afrojnë gjithnjë e më shumë dy shtetet tona, dhe që përbashkojnë të gjithë rajonin në familjen europiane dhe euro-atlantike.

Duke ju uruar edhe një herë sa më shumë përparim, suksese dhe integrim të plotë europian dhe euro-atlantik, lutem pranoni i nderuar President sigurimet e konsideratës sime të lartë.

Përzemërsisht,

Ilir Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...