Njolla me bojë blu e opozitës dhe njolla e zezë e korrupsionit

Saturday, 16 February 2019 09:31

EDITORIAL-MONITOR PRINT/ Edhe piktori më amator e di që, po të përziesh bojën blu me atë mavi rezultati nuk ndryshon, po mavi mbetet, ndoshta pak më e thellë dhe me më pak shkëlqim.

Ndaj boja blu, e përdorur si gjest revolte prej nënkryetarit të Kuvendit nga opozita, me të cilën njollosi Kryeministrin e Rilindjes me ngjyrë mavi, nuk ndryshon asgjë, as e dobëson e as e turpëron dhe as e shkund qeverinë. Sa do motive të ketë ai, mbetet një akt ordiner politik, i një teatri politik banal që luhet prej kohësh në Parlamentin shqiptar herë tek e herë dyshe nga palët, të shquar tanimë për memecëri politike dhe mbushur me bullizëm.

Fatkeqësisht, ky akt prolog i protestës së të shtunës përpara Kryeministrisë, zuri vend të pamerituar në publik, shumë më tepër se njolla e madhe dhe e errët ekorrupsionit për të cilën foli troç, pa gjuhë diplomatike, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, në një takim me biznesin, vetëm dy ditë përpara kësaj seance në Kuvend. Përfaqësuesja e kancelares Merkel, të cilën aq shumë e ka për zemër dhe mburojë e mban Rilindja, e tha shkoqur se “për fat të keq, shpesh investitorët kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo ‘fair’ dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”.

Kjo deklaratë nuk është e rastësishme, por vjen së pari si kulm i një situate të pandryshuare të thelluar korrupsioni me tregues të dukshëm alarmantë.

Në Indeksin e Sundimit të Ligjit, të publikuar nga “World Justice Project”, Shqipëria është në vendin e 93 nga 113 shtete, me 0.35 pikë, duke u përfshirë në listën e 20 vendeve më të korruptuara në botë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e prillit të vitit të kaluar, u shpreh se “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

Në rezolutën e muajit tetor, Komisioni Europian tregonte qartë “se mbetej i shqetësuar nga niveli i lartë i korrupsionit, ritmi i ngadaltë në vazhdimësi dhe moseficenca në sistemin e drejtësisë dhe faktin se mangësitë në sundimin e ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend”.

Ky korrupsion kaq i lartë dhe gjithëpërfshirës po bëhet gjithmonë edhe më i rrezikshëm dhe me kosto të lartë. Këtë e pohon MONEYVAL, mekanizmi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, i cili është shprehur se “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale”.

Kostos së korrupsionit i mëshon edhe BERZH, i cili ka matur se bizneset në Ballkan, mes tyre dhe Shqipëria, humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore për shkak të korrupsionit.

Po kush e paguan këtë korrupsion? Qeveritë që mund të rrëzohen, krimi apo biznesi? Paraja mund të rrjedhë prej tyre, por koston e paguajnë më të varfrit. Fondacioni gjerman Friedrich Ebert”, në një studim të fundit për rajonin, ka gjetur se korrupsioni ka rritur pabarazinë ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Ambasadoren gjermane në Tiranë nuk e dëgjuan veshët e duhur. Por zëri i saj do të shumëfishohet atë ditë, kur në verën e këtij viti, BE do të shprehet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë. Por mesazhi duket i qartë se Shqipëria sot, nuk është ende Shqipëria e së nesërmes për në BE, e cila ka vendosur luftën ndaj korrupsionit sinjë nga kriteret më të panegociueshme që duhet plotësuar. Frika nga humbja e trenit të radhës në BE dhe se korrupsioni shtetëror po mban peng shoqërinë, do të duhet të jetë frika jonë më e madhe. Për momentin, boja blu e protestës së opozitës duket e padukshme në njollën e errët të korrupsionit që ka mbuluar vendin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...