Protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre.
Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra.
Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestës.
Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri.
Më pas, qytetarët do të jenë të lirë ta marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.