Hidhet përsëri gaz lotsjellës

Saturday, 16 February 2019 12:51

Tensionohet situata tek kryeministria. Po hidhen gaz lotsjellës ndërsa protestuesit kanë prishur dhe skelën me të cilën mbulohej instalacioni i kërpudhës në anën e kryeministrisë

Protestuesit kanë hipur në shkallët e kryeministrisë dhe pasi kanë dëmtuar mburojën kanë tentuar të hyjnë në kryeministri. Nga brenda saj drejt protestuesve është hedhur me zorrë gaz lotsjellës. Disa persona janë parë të jenë lënduar. Ndërkohë që forca speciale ndodhen në tarracën e kryeministrisë dhe vëzhgojnë. 

Në një moment policia eshte terhequr dhe PD e akuzon se ishte e qellimshme 

Një autoambulancë ka mbërritur në shesh për të marrë personat e lënduar. Presidenti Meta bën apel për vetëpërmbajtje.

Flitet se një person ka mbetur i lënduar në skelen e kryeministrise. 

Login to post comments