Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë të fortë nga protesta e opozitës, teksa tha se nga sot Rama është një kufomë politike.
Ai kërkoi nga kryeministri të japë dorëheqjen një orë e më parë, ndryshe do të jenë qytetarët ata që do e marrin zvarrë atë në datën 20 Shkurt.
‘Ai duhet të ishte në zyrë dhe të përballej me protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana. Sot nuk ishte dita për të ikur, nuk ka nder, nuk ka moral, nuk ka flamur. Ky mesazh i sotëm është i tmerrshëm për Edi Ramën. E pa gjithë bota se cila është revolta e qytetarëve shqiptarë.
Kjo ditë ka shndërruar Edi Ramën në kufomë politike, kur do tia bëjnë qytetarët ceremoninë e varrosjes, kjo është në dorën e tyre. Qytetarët e kanë shndërruar Edi Ramën në një kufomë politike, edhe njëherë i them që të lexojë measazhin e qytetarëve që janë sot këtu.
I kujtoj që ka dhe një 20 Shkurt që është dita e marrjes zvarrë të diktatorëve’, u shpreh Berisha pasi është ndezur prej disa minutash protesta përpara kryeministrisë.