Protesta e konfirmoi, Rama është një fasadë që griset lehtë

Saturday, 16 February 2019 16:23

Pas 4 orësh proteste, qytetarët i kanë dhënë se paku një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Ai është pak a shumë i tillë: fasada griset lehtë.

Gjatë mbushjes me bojë të gojës së kryeministrit në Kuvend, imazhe që s’pati medie kombëtare e ndërkombëtare pa i publikuar e ripublikuar, Rama u godit në pikën më të fortë të tij: imazhin. Për këtë mjaftoi një gjest simbolik i Palokës, që me siguri nuk është pritur edhe me aq sportivitet nga Rama. Një njollë në gojë, pas shfrenimit të saj me ofendime.

Ky qe akti i parë i plotësuar nga dy të tjerë, këtë të shtunë.

Mitingu i Ramës në Vlorë rezultoi një dështim. Vëmendja për të nga televizionet nuk e mbyti dot vëmendjen për protestën që është shoqëruar me përplasje. Vlora ku u struk Rama nuk e relativizoi dot nervin e reagimit në Tiranë.

Pikërisht gjatë kësaj dinamike, u kryen dy aktet e tjera: grisja e tendës që kish mbuluar veprën me drita përzgjedhur nga Rama dhe pas kësaj dëmtimi i kërpudhës së dashur të kryeministrit./Hashtag

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 18:22
Login to post comments