19 të lënduar nga gazi helmues, qytetarë, policë e gazetarë dërgohen në spital

Saturday, 16 February 2019 17:28

8 protestues, 9 policë dhe 2 gazetarë kanë mbetur të plagosur në protestën e ditës së sotme para kryeministrisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 9 policët ishin lënduar me mjete të forta nga goditjet në kokë dhe në kurriz, ndërsa janë janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa 8 protestuesit dhe 2 gazetarët mbetën të plagosur nga përdorimi i plumbave të gomës dhe gazi lotsjellës. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e stabilizuar.

Më heret, 2 policë me dëmtime në kokë dhe kurriz nga goditja me mjete te forta, u dërguan në spitalin e Traumës, ku morën trajtimin e duhur mjekësor.

Protesta e sotme nisi në orët e para të mëngjesit dhe vijoi deri në orn 16:00, kur lideri i opozitës njoftoi për protestën e radhës që do mbahet të enjten para Kuvendit.

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 17:34
Login to post comments