Deri të enjten, protestuesit luajnë me qarin

Saturday, 16 February 2019 20:06

Nga Ilir Nikolla

Duhen lexuar si duhet klithjet e Ramës në antimitingun e Vlorës me thirrjet e mbrëmjes të Taulant Ballës për pazar, bile edhe për bashkëqeverisje, me vijën e vetme të kuqe, që gjithçka të bëhet brenda kësaj legjislature pra me ruajtjen formale të mandateve të vjedhura të 2017-s. Përpjekja për të fshehur plasaritjen e regjimit të Ramës me propagandën se kryeministri nuk ra këtë të shtunë, e rrjedhimisht protesta nuk ia arriti qëllimit, është thjesht një diversiv për të fshehur ofertën imorale për pazar, me kushtin e ruajtjes së legjislaturës.
Oferta ka lidhje direkte me pjesëmarrjen masive në protestë dhe me energjinë e shfaqur, e cila premton për të enjten e ardhshme halle, jo vetëm tek parlamenti, jo vetëm tek kryeministria, por në rrjetet sociale përmendeshin si objektiva edhe Surreli, edhe saraje të tjera pushtetarësh.
Prova e forcës u dha dhe u fitua nga protestuesit. Prandaj përzgjedhja e karshillëkut me një antimiting në kryeqendrën e “zonës operative” ishte sa retrograde, aq edhe e përsëritur dhe e pavlerë për politikën e shekullit 21. Tani, ekspertët politikë të mazhorancës kanë kuptuar se mënyra e vetme për të mbetur gjallë politikisht është pazari, dhe Taulant Balla sot avancoi antipastën e servirur nga Elisa Spiropali dje, për bashkëqeverisje në shkallë vendore. Këtë herë bëhet fjalë për njëfarë bashkëqeverisjeje edhe në rang kombëtar, dhe u vu si vijë e kuqe vetëm ruajtja e legjislaturës. Bën çudi se nuk u shqiptua as emri i Edi Ramës kryeministër si vijë e kuqe.
Analiza nëse këto oferta janë morale dhe mund të paraqesin një zgjidhje politike për krizën ka kohë të bëhet kur ato të shqiptohen në mënyrë zyrtare dhe jo veç si një intervistë televizive. Por si fillim duhet bërë dallimi mes “kaposhit” Rama të orës 11 në Vlorë dhe pamjes prej pehlivani politik në hall të Taulant Ballës në orën 17 e 30. Protesta e sotme e ka ndryshuar përfundimisht perspektivën politike të vendit. Asnjë gjasë s’ka që të ruhet “status quo”-ja.
Se si e shfrytëzon kohën Edi Rama deri të enjten është e vështirë të parashikohet, por nëse ana e arsyeshme e karakterit të tij bipolar (siç thotë ish-kryeministri Berisha) qëllon të prevalojë këto kohë, shanset që të kemi një zgjidhje politike, nuk janë shumë të vogla. Gjithsesi, e enjtja aty është, prandaj opozita dhe demonstruesit, siç thotë populli, luajnë me qarin. Qari dhe qederi shkojnë bashkë, por pas ditës së sotme, qari është vetëm në anën e protestuesve.   

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...