Vasili: "Qeveria me gaz helmues luftarak qytetarëve, pse heshtin ambasadorët?"

Diel, 17 February 2019 12:40

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me protestën qytetare të mbajtur ditën e djeshme në Tiranë.

Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Vasili pyet se pse ambasadorët nuk flasin për sulmet me gaz toksik ndaj qytetarëve.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Qeveria me gaz helmues luftarak kundër qytetarëve, pse heshtin ambasadorët???

Dje qeveria provokoi me gaz helmues luftarak qytetarët protestues.

Gazi helmues luftarak përdoret kundër armiqve dhe jo masivisht kundër qytetarëve siç bëri qeveria dje.

Pasojat kohëgjata mbi shëndetin e njerëzve deri edhe në vdekje janë provuar shkencërisht.

Pse heshtin ambasadoret përpara një provokimi kriminal të qeverisë, që trajton qytetarët si armiq???

Çfarë i pengon ata që të distancohen prerë nga një sjellje kriminale e një qeverie në minorancë?

Pse mbyllin sytë ambasadoret përpara mijëra qytetarëve, gazetarëve, policëve, të moshuarve e të rinjve, që nxjerrin shkumë nga goja nga gazi helmues i qeverisë?

Po ju vë në dispozicion edhe artikull shkencor që të iluminojnë arsyen edhe ndërgjegjen.

ImageImage

Login to post comments