Bojatisja e Ramës hyn në "top listën" e medias prestigjoze

Hënë, 18 February 2019 12:07

Edi Rama i bojatisur shpallet si foto e javës nga Agjencia prestigjoze e lajmeve “Reuters”.

Momenti kur kryeministri shqiptar është qëlluar me bojë stilolapsi nga ana e deputetit të PD-së Paloka është shpallur si fotoja e javës nga “Reuters” i cili shkruan:

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt."

 

 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të enjten e kaluar në parlament. Paloka vetë u shpreh se ai nuk ishte prekur nga talljet e kryeministrit, i cili një seancë më parë kishte përqeshur faktin se deputeti demokrat është “thuthuq”. Në një reagim të tij Paloka do të shprehej kështu për aktin që ndërmori.

Paloka: Ai kryeministër për fat të keq nuk i ka votat e shqiptarëve për të qenë aty. Nuk është problemi se unë u fyeva nga ai. Problemi është që një kryeministër nuk bën gjë tjetër e vetëm fyen, ky grabit e më pas i tall shqiptarët.

Po thuthuq jam unë, kshu jam! Nuk besoj se është krim të jesh thuthuq, por ky zotëria nuk ka argumente dhe sigurisht ky do të merret me ktë. Veprimi im ka qenë i menduar kurse garda na thoshte që Paloka ka hedh lëndë kimike. Ka qenë bojë shkrimi dhe veprimi im ka qenë super i menduar. Më ndihmoi zoti që ja hodha në gojën e tij të qelbur!

Login to post comments