Diskutime të forta brenda Grupit të PD për djegien e mandateve, të gjithë pro

Hënë, 18 February 2019 12:10

Në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë nisur diskutimet mbi propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetit. Deklarata pro raportohen njera pas tjetrës nga mediat nga burime brenda mbledhjes.

Edmond Spaho: Djegia e mandateve, presioni më i mirë. Nuk duhet të lëvizim nga djegia e mandateve. Në zgjedhje me Ramen nuk hyjmë se ai prapë do të na i vjedhë. 

 

Flamur Noka: Duhet djegia e mandateve, të bashkohemi me qytetarët. Nuk mund të jemi opozitë fasadë.  Ky është një regjim, nuk mund të sillemi normalisht.

 

Agron Duka: në mënyrë absolute jam për djegien e mandateve.

Florian Mima: Jam për djegie mandatesh

Oriola Pampuri: Djegia e mandateve, akt sublim.

Ervin Salianji: Jam pro djegies së mandateve që tani. Unë thashë duhet t'i lëmë dhe të gjejmë hapësirat ligjore që t'i lëmë që tani

Andon Frrokaj: Pro djegies, ne i paraprijmë me sakrificë. Ne duhet të dalim t’i themi qytetarëve jemi si ju, pa asnjë ndryshim. Është koha për veprim.

Klevis Balliu: pro djegies së mandateve. Mandatet tona nuk kanë vajtur në parlament.

Valentina Duka: Të gjithë qytetarët në rrjetet sociale ishin pro nesh. Në mënyre absolute jam me njerëzit, jam për djegien e mandateve.

Gent Strazimiri: Jam pro djegies së mandateve.

Aldo Bumçi: Djegie mandatesh, nuk futemi në asnjë lloj zgjedhjeje.

Agron Shehaj: Largimi i Ramës nuk është garancia e vetme për zgjedhjet e lira. Ne duhet të vëmë kusht hetimin e Ramës dhe arrestimin e atyre që kanë vjedhur në 2017. Unë jam dakort që mandatet duhen djegur, kjo është gjëja e duhur. Çështjet teknike i zgjidhni ju.

Login to post comments