Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. Kështu e ka cilësuar kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shkarkimin e përfaqësuesve të kësaj partie në Bashkinë e Tiranës.
Sipas Idrizit, e drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…
“Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.
Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.
Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri…!”, shkruan Idrizi.