Veliaj i jep 360 mijë euro kompanisë Abkons me konkurrim fals

Tuesday, 19 February 2019 14:22

Bashkia Tiranë i jep 360 mijë euro kompanisë Abkons me konkurrim fals

Bashkia Tiranë vazhdon praktikën e tenderave korruptive. Përmes një tenderi korruptiv, bashkia do t’i japë rreth 360 mijë euro kompanisë Abkons, 23 mijë euro në muaj, për të regjistruar fermerët e Tiranës.

Në tender morën pjesë dy kompani: Abkons dhe bashkimi i kompanive Grama shpk dhe Albadi shpk. Kompanitë Grama dhe Albadi u skualifikuan për mosplotësim të kushteve teknike të kërkuara paraprakisht nga Bashkia Tiranë. Të dyja kompanitë, Grama dhe Albaldi, janë kompani ndërtimi. Ato nuk kanë asnjë eksperiencë në vrojtime, anketime, analizë të dhënash, si dhe nuk kanë ekspertë IT, ekspertë të bujqësisë dhe ekspertë të tjerë të kërkuar nga Bashkia Tiranë.

Madje, eksperti kryesor, që kompanitë Grama dhe Albadi e kanë paraqitur si menaxherin e projektit tw tyre, rezulton i punësuar pikërisht pranë kompanisë Abkons, e cila fitoi tenderin. Në arsyet e rendituar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e bashkimit të dy kompanive shkruhet se:

Ekspert Kryesor/Menaxher Projekti: “Genti Lame i cili referuar CV rezulton se punon pranë Grama prej 2013, ndërkohë nuk figuron ne Listë Pagesa i punesuar prane ketij OE. Ka te lidhur nje Kontrate Individuale pune prej 2013 me kohe te plote por nuk figuron aspak ne liste pagesat si i punesuar. Në CV-në e paraqitur rezulton se ka eksperiencë pune prej vitit 2008 si Ekspert Social-Ekonomik pranë ASSA e më tej pranë ABKONS etj..”.

Pra, me gjasa, këto dy kompani kanë shërbyer si kompani fasadë për të legjitimuar tenderin dhe për të shpallur fitues kompaninë e parazgjedhur Abkons.

Kjo është një teknikë e zakonshme e Bashkisë Tiranë. Vetëm në vitin 2018, Open Data Albania vlerësoi se 173 tendera, nga 644 tendera që Bashkia Tiranë ka bërë për vitin 2018, janë zhvilluar vetëm me një kompani ofertuese, ose të gjithë ofertuesit e tjerë janë skualifikuar për arsye teknike, përveç kompanisë fituese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...