Kryemadhi: Anulimi i seancës parlamentare shenjë frike

E Enjte, 21 February 2019 11:14

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në një prononcim për mediat duke komentuar protestën e ditës së sotme dhe vendimin e Ruçit për mos zhvillimin e seancës parlamentare. Kryemadhi e ka cilësuar këtë vendim si “frikë”, ndërsa shtoi se protesta e ditës së sotme si shansin e fundit drejt Bashkimit Europian.

“Kjo qeveri është faktuar botërisht dhe pak nga pak po e kuptojnë dhe ndërkombëtarët që është një qeveri , e cila është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit. Mendoni çfarë do të ndodhte në çdo vend të Europës apo në Amerikë, një kongresmen, një senator, një ministër apo deputet, do të faktohej nga Gjykata dhe Prokuroria e vendit që krimi i organizuar, bandat, kriminelët kanë blerë vota në favor të tyre, tashmë kjo gjë ka marrë fund. Pavarësisht nga e gjithë situata që është krijuar, opozita është shumë e qartë për t’i dhënë Shqipërisë një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë, duke ofruar bashkëpunimin, duke marrë kosto politike si opozitë, duke marrë bashkëpunimin për të bërë rishikime të amendamenteve të ndryshe, qoftë në Kushtetutë, qoftë në çështjen e koncesioneve që janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.

Sot është shansi dhe mundësi e fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare, por edhe Partisë Socialiste, e cila të mos mbetet më peng i 10 vetave të cilët janë përfaqësues të krimit të organizuar në atë Parlament. Unë mendoj që ne bëmë veprimin ekstrem sepse dhe situata është në ekstrem”, tha Kryemadhi.

Prononcimi i plotë i Kryemadhit

Kjo qeveri është faktuar botërisht dhe pak nga pak po e kuptojnë dhe ndërkombëtarët që është një qeveri , e cila është zgjedhur me mandate të blera nga vota e krimit. Mendoni çfarë do të ndodhte në çdo vend të Europës apo në Amerikë, një kongresmen, një senator, një ministër apo deputet, do të faktohej nga Gjykata dhe Prokuroria e vendit që krimi i organizuar, bandat, kriminelët kanë blerë vota në favor të tyre, tashmë kjo gjë ka marrë fund. Pavarësisht nga e gjithë situata që është krijuar, opozita është shumë e qartë për t’i dhënë Shqipërisë një shans të ri. Ky është shansi i fundit për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Vetëm në këtë mënyrë, duke ofruar bashkëpunimin, duke marrë kosto politike si opozitë, duke marrë bashkëpunimin për të bërë rishikime të amendamenteve të ndryshe, qoftë në Kushtetutë, qoftë në çështjen e koncesioneve që janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës.

Sot është shansi dhe mundësi e fundit që ne i japim jo vetëm politikës shqiptare, por edhe Partisë Socialiste, e cila të mos mbetet më peng i 10 vetave të cilët janë përfaqësues të krimit të organizuar në atë Parlament. Unë mendoj që ne bëmë veprimin ekstrem sepse dhe situata është në ekstrem. Nuk flasim më vetëm për politikë, por pyesni çdo shqiptar. Mos na u drejtoni më neve, por pyesni çdo qytetar nëse kanë mundësi për të jetuar, nëse kanë mundësi për të paguar energjinë elektrike. Nëse kanë mundësi për të paguar faturën e ujit të pijshëm, nëse kanë mundësi për të blerë libra për fëmijët e tyre. Nëse kanë mundësi për të blerë ilaçet për fëmijët e tyre. Kjo tashmë është shumë e qartë. Këtu nuk është më çështje politike, këtu është çështje e mbijetesës së një populli të tërë.

Si e shikoni vendimin e Kryetarit të Kuvendit për të anulluar seancën dhe për të rrethuar Parlamentin me tela me gjemba?

Frikë. Sepse ai që ka bërë gabime ka frikë. Ai që është me të drejtën nuk ka frikë, por zhvillon seancën dhe përballet me opinionin publik. Por nëse opozita nuk do të kishte të drejtë, nuk do të kishte mbi 100 mijë shqiptarë në shesh në 16 shkurt. Protesta më e madhe në 27 vite në Shqipërinë më të rrudhur në gjithë historinë e shtetit të saj. Nëse kjo qeveri do të kishte të drejtë do të ishtë sot në Parlament dhe do të merrnin guximin të përballeshin me qytetarët. Ose më e pakta do të merrnin guximin në kaq kohë të përballeshin me ne.

Dje firmosët djegien e mandatit, por njëri nga deputetët Lefter Koka nuk ka pranuar. Keni biseduar me të?

Është zgjedhja e tij. Prandaj ne kërkojmë demokraci. Ndryshe do të bënim atë që bën Edi Rama. Në demokraci çdo njeri është i lirë të bëjë atë që do.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që mos të ketë dhunë. Ju keni pasur dhe një takim me ambasadoren gjermane..

Jo vetëm me ambasadoren gjermane por dhe me shumë të tjera, kam pasur telefonata. Kanë qenë totalisht të dezinformuar sepse mos harroni që është një makineri propaganda e cila paguhet me taksat e shqiptarëve, një administratë e tërë në Kryeministri. Dhe pot ë shikoni dhe deklaratat e qeverisë janë që do digjet Kuvendi. Pse? Mos u çudisni që do të djegë Kuvendi Edi Rama që të ndërtojë kullën që nuk e ndërtoi dot te Teatri.

Do të lihen mandatet e Këshillit Bashkiak si deputetët?

Tani nuk ka asnjë lloj vlere asgjë. Ecim drejt protestës paqësore dhe qëndrestare të qytetarëve.

Modifikuar më E Enjte, 21 February 2019 11:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...