Pasi dorëzoi mandatet e deputetëve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi mbështetësit në selinë blu, ku tha se betejat e opozitës do vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë por pa dhënë datë konkrete për protestën e rradhës. Gjatë fjalës në selinë blu, Rama u shpreh se sot ju vu kyçi parlamentit. Kreu demokrat e mbylli fjalën e tij duke kënduar edhe Himnin Kombëtar.
”Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim do vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit: Rama ik! Tju dëgjojë bota! Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë sepse besoj tek demokracia europiane dhe amerikane. Besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët para ligjit dhe politikanët e korruptuar i çon në burg. Dhe unë e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë. Ndaj dua që këtë mesazh të parë tjua them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, por i lirisë dhe demokracisë, jemi e ardhmja europiane e vendit por nuk do të pranojmë kurrër më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur votën e popullit dhe dhjetra qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, do të cohet para drejtësisë, ku e meriton”.