Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit Rama.
Pjesë nga debati:
Nesho: Zgjidhja është që Rama duhet të iki.
Ndreu: Kush do të vijë?
Nesho: Ta mbajë Partia Socialiste. Ju nuk keni guxim të thoni se keni edhe të tjerë. 71 veta nuk keni një njeri të dalë e të thotë..
Ndreu: E kemi zgjedhur ne. Ky nuk është problem për shqiptarët. Shumica e shqiptarëve kanë votuar Edi Ramën. Zgjedhjet janë në prag dhe opozita ka rastin të testohet.
Nesho: Kryeministri i Hungarisë dha dorëheqjen dhe tha e kemi gënjyer popullin. I premtuam më shumë.
Ndreu: E ke gabim. Të ikë Edi Rama dhe të vijë kush të vijë.
Nesho: Si mund të funksionojë një sistem demokratik pa opozitë. Zgjidhja është të iki Rama.