Lumë telefonatash, shqiptarët protestojnë edhe te Bashkimi/ "Është protestë e hallit ekonomik"

Premte, 22 February 2019 08:38

Qytetarët kanë telefonuar në emisionin “Koha për t’u Zgjuar” në News 24  një ditë pas protestës së opozitës, e cila vendosi të djegë mandatet duke kërkuar formimin e një qeverie tranzitore.

Ata pohuan se protesta ishte paqësore dhe kjo i shërben demokracisë shqiptare. Një pjesë prej tyre shprehën shqetësimin për kushtet e vështira të minatorëve, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të tregohet më e kujdesshme.

Telefonata 1: Dje janë mbushur rrugët e Tiranës me mijëra shqiptarë dhe ku ka më mirë se sa të zhvillohet protestë paqësore. Ne na duhet ndihma e ndërkombëtarëve.

Telefonata 2: Minatorët duhet të dalin të gjithë në shesh, duhet t’u dalë gjumi.

Telefonata 3: Kjo nuk është protestë politike, por protestë e hallit ekonomik. Unë nuk shkoj as për PS as për LSI dhe PD, por  për hallet tona. Po na udhëheqin njerëz të paarsimuar. Këtu s’ka drejtësi. Ka marrë fund populli, unë jam i djathtë, por nuk iu shkojë mbrapa. Rama mbolli dhe e bëri Shqipërinë si Lazarati.

Telefonata 4: Secili që ka pak tru e kupton se nuk është protestë politike, por protestë popullore. Ata që prishën kërpudhën e famshme ishin pesë persona që nuk janë arrestuar.

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 09:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...