Ish-ministri Demiraj, Ramës: Ky “qaramani” s’pranoi të na dëgjonte për të luftuar krimin me uniformë policie

Premte, 22 February 2019 09:59

Ish-ministri teknik, Dritan Demiraj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë zbuti tonet ndaj opozitës, pas djegies së mandateve parlamentare dhe la të nënkuptojë se e vetmja zgjidhje politike është rruga e dialogut.

Në një status në rrjetet sociale, ish-ministri i Brendshëm, Demiraj i kujton Ramës se në kohën e qeverisë teknike, ai dhe vartësit e tij nuk pranuan për asnjë sekondë që të bashkëpunonin për shkarkimin dhe dënimin e atyre personave të përfshirë në trafikun e drogës, të cilët njëherësh mbanin veshur uniformën e policisë.

“Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”. Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashmë të vërtetuara me zë dhe figurë)”, shkruan ndër të tjera Demiraj.

Postimi i plotë:

“Ëndërrimtari dhe qaramani” Rilindas!

Diktatura shpesh është e papritur. Politikat e këqija ekonomike dhe politike mund të shkaktojnë kriza që kanë pasoja të rrezikshme politike. Politikanët zakonisht kërkojnë fuqi arbitrare për t’u marrë me një emergjencë kombëtare dhe rivendosjen e rendit, edhe pse problemet themelore zakonisht shkaktohen nga politikat e këqija të qeverisë. Diktatorët aspirant ndonjëherë, i nxjerrin qëllimet e tyre me dëshirën e dukshme për të shkatërruar kundërshtarët. Nuk ka mënyrë të besueshme për të parandaluar njerëzit e këqinj ose të paaftë që të fitojnë pushtet.

Kryeministri i Republikës “Mariuana” Edi Rama, në konferencën për shtyp mbrëmë, la të kuptohet se e vetmja rrugë bashkëpunimi me opozitën ishte ulja në një tryezë dialogu dhe jo zgjedhjet e parakohshme e një qeveri tranzitore e kërkuar nga opozita.
“Jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ….. ju dhamë të gjitha portofolat që kërkuat…. ” theksoi “EDrama”. Ai tha se qeveria tashmë do shërbejë me më shumë përulësi, ndërsa ka moto bashkëpunimin.

Po i kujtojë këtij sharlatani politik, megalomania, nihilisti, demagogu dhe aspirantit për diktator, unë si ish-Ministër i Brendshëm teknik, gjatë asaj periudhe kohore kam vënë të gjithë potencialin tim profesional, moral dhe etik në interes të zbatimit të misionit të funksionit shtetëror dhe të demokracisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo detyrë njëkohësisht më dha mundësinë të njoh vulgaritetin, arrogancën, kriminalitetin, hajdutërinë, moralin, perversitetin dhe paaftësinë qeverisëse të “sektit politik pink”.

Ju dhe strukturat (vartësit tuaj) nuk bashkëpunuat qoftë dhe një sekondë për të dëgjuar mendimet dhe propozimet për heqjen, shkarkimin dhe dënimin e të gjithë baronëve të drogës dhe krimit që ishin te veshur me uniformën e policit dhe punonin në strukturat e Policisë së shtetit. Kam ndjekur dhe zbatuar praktikat ligjore dhe më pas kam kërkuar shkarkimin e disa Shefave të Komisariateve si të Pukës, Dibrës, Malsisë së Madhe dhe Gramshit të cilët ishin militant të mirëfilltë të PS si dhe mbështesnin dhe bashkëpunonin me elementë kriminal duke shpërndarë lekë dhe duke bërë presion mbi popullin etj. Ka patur raste që kam marrë pjesë edhe vetë për arrestimin e elementëve kriminalë, prishjen e fushave me kanabis, pasi strukturat policore fatkeqësisht nuk arrinin të bënin arrestimin për arsye të lidhjes dhe suportit politik që u jepej nga nivelet e larta drejtuese policore apo politike (tashme të vërtetuara me zë dhe figurë).

Këto shkelje flagrante nuk u ndëshkuan kurrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ai ishte garanti kryesor ku e kishe besuar fitoren e “tepsisë” dhe hashashizimit të vendit!
Këto denoncime i kam bërë dhe në mediat vendase dhe të huaja si “Zëri i Amerikës”, Deutsche Ëelle, etj por ju nuk patët interesimin më të vogël dhe jo më të merrje masa per ti luftiar!

Sot fatkeqësisht nuk dëshiroja të të shikojë si “qeraman”, pasi rolin e “viktimizimit” mund ta keni përvetësuar që në rininë tuaj, falë studimeve në Akademinë e Arteve, ku na paraqitesh si “djali i mirë” dhe modest! Por në fakt duhet të jepni përgjigje për rritjen e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin dhe zëvendësimin e tyre me “viktima” humane, duke “pasuruar kolorin e racave njerëzore” në Shqipëri, pasi i ke më të lehtë për t’i bindur dhe nënshtruar dhe për të arritur ambicjet tuaja si “diktatoruc ëndërrimtar” lindor!

Ju u thoni njerëzve se duhet të duroni të këqijat e qeverisjes së rilindjes, pasi janë të durueshme, se ne po vjedhim më pak si thoshte i “famozi” Shalësi dhe se e keqja është opozita, kjo është trishtuese! Por kur një tren i gjatë abuzimi dhe uzurpimi, despotizmi absolut qeverisës është e drejta e opozitës dhe e popullit opozitar, të hedhin një qeveri në “kazanin rilindas” të gjithë këto sharlatanë.

Ju keni penguar administrimin e drejtësisë, duke manipuluar një reformë që e keni kthyer në gjueti shtrigash për kundërshtarët tuaj duke u bërë mbrojtës i vjedhjeve dhe gjynaheve të bashkëpuntorëve tuaj.

Ju erdhët në pushtet me propagandën e të parëve tuaj se do të kishte drejtësi shoqërore, barazi për të gjithë qytetarët, rritje të vendeve të punës dhe pune të ndershme, investime të huaja, etj ( jo skllevër në plantacionet e drogës), ku padrejtësia dhe shfrytëzimi do të dënoheshin, etj…., por çfarë keni bërë? vetëm kaos, korrupsion, drejtësi për të nxjerrë nga burgu kriminelët!!!

Ju erdhët si ëndërrimtar i çuditshëm i ëndrrave të pamundura! Ëndrrat e bukura të Ramës, njeriut “demokratik”, u kthyen në ankthe të imponuara nga Rama, njeriu diktatorial. Zotërimi i fuqisë absolute, orekset e njeriut diktatorial rriten në mënyrë eksponenciale dhe ai vendos të shuaj ato që shfaqin moderim më të madh.

Shqipëria po shkon drejt një sistemi kontrolli të plotë shtetëror, drejt një sistemi diktatorial, i orientur krejtësisht nga lindja ku çdo familje po bëhet e varur nga shteti në pothuajse çdo aspekt të jetës. Shqipëria po bëhet subjekt i një eksperimenti politik të udhëhequr nga politikanë “Sorosian”, e cila do të sjellë rrezultate trishtuese.
Një kryeministër, karakteri i të cilit është i dyzuar dhe me nuanca tirani, nuk mund të jetë më Kryeministri i një populli tashmë të lirë që nga viti 1991.

Çohu shqiptarë prej gjumit çohu….

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...