Shqipëria nën "sundimin" e një njeriu të pa përgjegjshëm !

Saturday, 23 February 2019 19:12

Nga Xhemal Gjunkshi

Një njeriu që ska asnjë përgjegjësi për ç'ka bërë dhe sot paturpësisht del dhe bën viktimën.
Në fakt me "viktimizimin" , ka mundur që të shmangë disa kriza të thella gjatë 6 viteve të qeverisjes më të dobët të historisë së Shqipërisë.

Gërhitjet , gulçimi dhe marrja e frymës së tij në deklaratat viktimizuese të një qaramani profesionist, nisën me armët kimike , pasuan me kanabisin dhe avionët e drogës, me çështjen Tahiri , emërimi i kamikazes Arta Marku , çështjenXhafaj , vjedhjet dhe blerjet e zgjedhjeve në 2017 , përgjimet e Zërit të Amerikës (VOA) dosja e pa hapur 339/1 , protestës së studentëve , dhe tani që kriza ka mbërritur fundin ...

Sot "dhelpra" ishte shtrirë si e ngordhur në gazetën italiane , duke u viktimizuar , po harroi se një tjetër televizion i po të njëjtit grup Italian ishte infiltruar në grupin kriminal me të cilët Rama është i përgjuar për vjedhjen e zgjedhjeve dhe blerjen e votave, e nxori lakuriq "dhelprën" dhe ia tregoi gjithë botës se në Shqipërinë e tij kishte tregëti dhe kotrabandë armësh , kishte magazina me drogë , që do të shitej në Itali dhe paratë do të këmbeheshin me vota .

Sot ky njeri që çoi Shqipërinë në krizë duhet të largohet sa më shpejt , me sa më pak kosto për Shqiptarët . 
Shqipëria ka patur disa kryeministra krizash , që kanë ardhur pasi palët kanë hapur rrugën për zgjidhjen e krizës.
Ishte Fatos Nano që solli Ilir Metën pas një krize , apo edhe më pas kur u tërhoq për të ardhur Pandeli Majko . 
Kjo është pasoja , shkaku është Edi Rama që sot bën qaramanin përpara mediave që deri sot i ka fyer e denigruar me fjalorin më të ulët. 
Sot bën qaramanin me ndërkombëtarë a zëdhënësa ndërkombëtarësh që janë përfolur si të korruptuar me paratë e oligarkëve apo edhe më keq të krimit të organizuar Shqiptar duke humbur besimin e institucioneve që përfaqësojnë në sytë e Shqiptarëve.

Sot për krizën në Shqipëri përgjegjës është vetëm Edi Rama ... por edhe me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve që për të ruajtur stabilitetin politik mbështetën projektin anti shqiptar , kriminal të Edi Ramës !

Edi Rama koha jote ka mbaruar ....
Shqipëria ka axhendë tjetër derjt Europës...
Dorëhiqu sa më shpejt , hapi rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme , pa krim , pa korrupsion , pa mafie dhe pa blerje vote.
Tërheqja sot sa më shpejt pa pasoja për Shqiptarët .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...