Berisha, thirrje mjekëve të dhunuar: Mos prisni kush e ka rradhën, ngrini zërin e revoltës

Diel, 24 February 2019 09:49

Goditja e mjekëve në detyrë, krim i shëmtuar dhe i përsëritur në rregjimin kriminal të Kakistokracisë.

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Berisha, pas ngjarjes së të ndodhur mbrëmë në spitalin e Durrësit, ku mjeku në detyrë i urgjencës, u godit me tullë pas koke.

Berisha shkruan se këto ngjarje tashmë të përjavshme, e bëjnë tejet të pasigurtë punën e bluzave të bardha. Ai u bëri thirrje mjekëve, most ë presin se kush e ka rradhën port ë ngrenë fuqishëm zërin e reviltës.

Ja postimi i plotë

Goditja e mjekeve ne detyre, nje krim i shemtuar i perseritur ne regjimin kriminal te Kakistokracise!

Te dashur miq, rrahja dhe goditja e mjekeve ne detyre eshte bere nje ngjarje kriminale thuaj e perjavshme.
Mbreme rradhen e ketij krimi te shemtuar e kishte mjeku ne detyre G. K i urgjences se Spitalit te Durresit, i cili mori plage serioze pas goditjeve me tulle ne koke dhe ne fytyre.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal dhe shprehur solidaritetin tim ndaj mjekut G.K dhe çdo mjeku apo infermieri qe dhunohet ne detyre, theksoj se ky krim i perseritur pothuaj çdo jave ben tejet te pasigurte veprimtarine e bluzave te bardha dhe kjo ka pasoja shume serioze jo vetem per individet e agresuar por per mbare shoqerine. Kjo situate dramatike eshte deshmi flagrante e pasigurise se larte qe ekziston sot ne vend nen regjimin e Kakistokracise.

Iu bej thirrje mjekeve, infermiereve dhe te gjithe punonjesve te shendetesise te mos presin se kush e ka radhen por te ngrene fuqishem zerin e tyre te revoltes ndaj atyre qe krijuan kete sfond kriminal, gje qe ben te pasigurte dhe kercenon jeten dhe veprimtarine e tyre. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...