Fitorja e parë e aktit të opozitës

Diel, 24 February 2019 12:10

Jo vetëm shtetet apo kancelaritë evropiane, jo vetëm struktura euroatlantike, por elitat kanë kthyer sensorët nga Shqipëria duke parë të vërtetën se çfarë po ndodh këtu. Dhe togfjalëshi korrupsion , krim i organizuar është tashmë epiqendra e artikujve, shkrimeve, pasqyrimeve të tyre.
Pra situata nuk është një mini ngjarje në Ballkan. Shembja e themeleve të demokracisë, blerja e votës, është kthyer në një shqetësim për mbarë kontinentin.
Tani shqetësimi i ngritur nga opozita shqiptare i ka kaluar kufijtë.
Mediat e huaja, italiane, franceze, gjermane, amerikane, holandeze, austriake, britanike dhe më gjerë po e trajtojnë çështjen e korrupsionit, autoritarizmit, varfërisë dhe krimit të shtuar në Shqipëri.
Është dashur reagimi popullor që kancelaritë të shohin përtej raportimeve diplomatike, apo kanaleve të dyshimta përfshirë fondacionin sorosian për një Shqipëri të qetë , demokratike dhe pa krim apo kanabis.
Tashmë edhe qeveritë zyrtare po shohin përtej këtyre raportimeve.
Fasadës i ka rënë boja. Mediat e huaja po raportojnë një Shqipëri me krim të shtuar, me ndërhyrje të krimit në zgjedhje dhe favorizim i qeverisë e më pas dhënia e shpërblimeve koncensionare për pastrimin e parave të pista nga krimi.
Mediat e huaja po flasin edhe për situatën më të gjerë se Shqipëria, ato po shkruajnë edhe për vendet e Rajonit. Kudo tashmë kanë filluar të flasin për "Pranverën e Ballkanit" ...
Ky term i shkon gjithnjë e më shumë asaj që po ndodh në vëndet e Ballkanit, por javët e ardhshme do të tregojnë nëse kjo gjë ka një bazë dhe do të ndodhë realisht. Një valë e madhe e protestash ndodhën në këtë rajon në 2013-2014, por ato u shuan pa patur rezultate shumë të prekshme. Dhe ndërkohë që protestat dështuan ndodhi një valë e paparë e eksodit të qytetarëvë prej këtyre vëndve, kryesisht ishin të diplomuarit me moshë të re që do të largoheshin prej vëndeve të tyre për të gjetur kushte më të mira të jetesës jashtë vendit, pra duke e igruar masivisht.
A kanë të gjitha vendet e rajonit probleme të ngjashme?
Përgjigja e kësaj pyetjeje është: PO; të gjithë këto vende kanë në thelb problem të njëjta.
Të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vende kandidate për integrimin në Bashkimin Europian, por kjo perspektivë s’ka gjasa të materializohet në vitet e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, të gjithë këto vende po përjetojnë papunësi masive, ndërkohë që pagat mbeten mjaft të ulëta dhe varfëria është rritur, raportonin sot mediat franceze.
Paratë e krimit blejnë votat në Shqipëri raportonin dje mediat italiane.
Situatë pasigurie të plotë dhe dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, i Partisë Socialiste, i akuzuar për korrupsion dhe për bashkëpunim me klanet mafioze, shkruante media e Vatikanit.
Shqipëria tashmë ka hyrë në rrugën e saj në kërkim të vlerave demokratike, lirisë dhe kundër krimit në pushtet. Protestat popullore të mbështetura në këto kohë të vështira nga opozita e bashkuar duket se do të sjellin realisht atë që mediat e thonë “Pranvera e Ballkanit”.

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 21:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...