Spahia: Turp për diplomatin e OSBE-s që justifikon shitblerjen e votës

Diel, 24 February 2019 20:39

Nga Bardh Spahia

Për hir të Zotit z. Wilton çfarë po thoni!

Mos po na thoni që skandalet janë tre fish me keq në U. K.? A mund të më thoni ju lutem një rast të blerjes së votave nga PD?


Mos po thoni që qoftë edhe një votë e pa numëruar, e blerë, e marrë nën kërcënimin e armës, apo kërcënimin e pushimit nga puna është trefish me e pranueshme në vendin tuaj apo gjetkë në Europë?!

Z. Wilton, ashtu si shumë shqiptarë edhe unë kam pasur rastin të jetoj, studioj dhe punoj në Europë, por kurrën e kurrës s’kam parë e as dëgjuar për dhunimin e të drejtës themelore, pra të drejtës për të votuar, në asnjë vend europian.

Z. Wilton duhet të keni turp për shembullin e tmerrshëm që po mundoheni ti mësoni të rinjve tanë. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po të dëgjonin komentet e juaja dhe të kuptonin se si shpenzohen paratë e tyre për promovimin e demokracisë dhe zhvillimit në vendin tim.

Z. Wilton ju lutem mos u mundoni të bindni popullin tim që të pranojë diçka që gjetiu në Europë do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptarët jemi europiane dhe s’do pranojmë asnjë të drejtë më pak se ato që meritojnë dhe për të cilat kanë luftuar të gjithë qytetarët europiane.

Z. Wilton, me lejoni t'ju kujtoj se dhjetëra mijëra bashkëkombas të mi shqiptar u vranë, burgosën, torturuan dhe persekutuan për të drejta elementare, siç është dhe e drejta për të votuar.

Me sakrificën e tyre në mendje dhe me aspiratën e miliona shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të barabartë nën flamurin europian, vendosa t'ju drejtohem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...