“Konrad Adenauer”: Të luash me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan është si të luash me zjarrin

Tuesday, 26 February 2019 11:18

Në intervistë ekskluzive për DË, eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, thotë ndër të tjera se Shqipëria duhet të tregohet e rezervuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës.

“Ëndrrat për mbretëri të mëdha etnike  – Shqipëria e Madhe ose Serbia e Madhe ose Kroacia e Madhe – në shekullin e 21-të duhet t’i takojnë së kaluarës. Se çfarë dëmesh dhe pasojash negative mund të shkaktojnë ëndrra të tilla, e kemi parë pikërisht në Ballkan kur në vitet 1990 qindra mijëra njerëz i paguan ato me jetën e tyre. Por kur për himera të tilla jo vetëm ëndërrohet, por edhe flitet seriozisht, atëherë ne këtë e shohim me shqetësim të madh. Kundërmodeli i politikës etnonacionaliste është projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian!

Diskutimi që bëhet në Shqipëri për këtë çështje nuk kuptohet si një ëndërr nacionaliste kundër popujve të tjerë të rajonit, por për të bashkuar diçka që – sipas shumë shqiptarëve – i takon të jetë tok, ngjashëm me bashkimin e Gjermanisë në vitin 1990. Një federatë e tillë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të synonte patjetër edhe anëtarësimin në BE, me afro pesë a gjashtë milionë banorë, nuk do të ishte as shteti më madh i rajonit. Çfarë do të fliste kundër kësaj?

Krahasimi me ribashkimin gjerman në vitin 1990 çalon në shumë drejtime. Unë nuk dua të bëj ndonjë analogji të mëtejshme për shkak të kontekstit të veçantë historik, rajonal dhe politik. Një gjë është e qartë: të luash me idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan është si të luash me zjarrin, veçanërisht kur këto ndryshime bëhen mbi bazën e përkatësisë etnike. Pasojat mbi balancën e pushtetit në rajon, impakti mbi  shtetësitë e fqinjëve dhe mbi bashkëjetesën sociale të këtyre vendeve – çfarë do të ndodhte për shembull me shqiptarët në Maqedoni? – janë të paparashikueshme dhe ato do të shtonin vetvetiu frikërat historike nga njëra anë dhe aspiratat etnonacionaliste në vendet fqinjë, nga ana tjetër. Do të hapej Kutia e Pandorës dhe do të bëhej një politikë në frymën e viteve ’90. Pasojat tragjike të kësaj politike janë të njohura. Unë gjithashtu nuk njoh ndonjë sondazh, prej nga del se qytetarët i japin rëndësi krijimit të mbretërive të mëdha etnike. Ajo që njerëzit me të vërtetë presin nga politika nuk janë lojërat cinike me iluzione nacionaliste, por zgjidhja e problemeve konkrete në vend – luftimi i korrupsionit dhe i krimit, hapja e vendeve të punës, e perspektivave të  zhvillimit të ekonomisë dhe e një të ardhmeje evropiane. Nëse kjo nuk realizohet, për shkak të paaftësisë ose mungesës së vullnetit, atëherë njerëzit do të votojnë me këmbë, pra, duke u larguar dhe himerat e mbretërive të mëdha etnike do të jenë vende pa popullsi”, tha ndër të tjera ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...