Kryemadhi: Së shpejti do publikohen lidhjet e diplomatëve të huaj me korrupsionin

Tuesday, 26 February 2019 21:37

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë deklaratën e fortë në emisionin “Tempora” duke thënë se lidhjet me korrupsionin të diplomatëve të huaj në Shqipëri do bëhen publike shumë shpejt.

Më tej Kryemadhi shton se fatet e shqiptarëve nuk mund të vendosen nga diplomatët që kanë probleme me integritetin e tyre.

“Për lidhjen e diplomatëve me korrupsionin do i bëjmë publike shumë shpejt. Ata po dëmtojnë integritetin e shqiptarëve. Do hetohen jo nga prokuroria por nga autoritet e vendit e tyre. Fatet e shqiptarëve nuk i vendosin diplomatët që kanë probleme me integritetin e tyre”- deklaroi Kryeamdhi në Ora News.

Login to post comments