Bardh Spahia viziton në spital protestuesit e plagosur

Tuesday, 26 February 2019 22:00

Deputeti i PD Bardh Spahia vizitoi sot në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës.

Në bisedë, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në Qendrën Tregtare “Toptani”.

Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma. Zoti Spahia thotë se nga protesta e sotme, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

Login to post comments