Tabaku: Gazi lotsjellës helmoi fëmijë dhe kalimtarë

Tuesday, 26 February 2019 22:21

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës përpara Parlamentit, pasditen e sotme.

Tabaku ka sulmuar Policinë e Shtetit, duke shkruar se ajo nëpërmjet gazit lotsjellës helmoi qytetarët, protestuesit, fëmijët dhe nxënësit për të mbrojtur voton e blerë.

‘Sot policia sulmoi përsëri qytetarët e tij për të mbrojtur ato që votën e blerë e konsiderojnë të ligjshme. Ajo nuk po mbron institucionin, as godinën por ato që vjedhjen e konsiderojnë të drejtë. Mazhoranca mblidhet fshehurazi, ka frikë nga e vërteta që ishte përballë saj. Ajo ikën me vrap apo fshihet pas gazit të policisë pasi ka frikë nga shumica, e cila ka pushtuar rrugën dhe nuk tutet nga helmimi i strukturuar qeveritar’, ka shkruar ndër të tjera ish-deputetja e PD.

Postimi i plotë:

Sot përsëri në protestën para parlamentit policia hodhi gaz lotsjellës dhe helmues tek protestuesit në mënyrë të vazhdueshme dhe në drejtime të ndryshme. U prekën jo vetëm protestuesit, por edhe fëmijët, nxënësit, banorët e lagjes si dhe qytetarët kalimtarë të cilët u helmuan!

Sot policia sulmoi përsëri qytetarët e tij për të mbrojtur ato që votën e blerë e konsiderojnë të ligjshme. Ajo nuk po mbron institucionin, as godinën por ato që vjedhjen e konsiderojnë të drejtë. Mazhoranca mblidhet fshehurazi, ka frikë nga e vërteta që ishte përballë saj. Ajo ikën me vrap apo fshihet pas gazit të policisë pasi ka frikë nga shumica, e cila ka pushtuar rrugën dhe nuk tutet nga helmimi i strukturuar qeveritar.

Ne do të jemi aty. Me qetësi, vendosmëri, me forcën e numrave ndonëse përballë kemi gazin dhe helmet kimike. Shqiptarët po tregojnë se nuk bien dakord as me taksat e larta, as me korrupsionin, as me krimin e drogën. Ne sot po u tregojmë të gjithëve se nuk jemi për një demokraci fasadë. Boja e së cilës ka vite që ka dalë!

Login to post comments